Flash News

Ditari i Opozitës

Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja

Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja

Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme është mënyra e vetme për të testuar mbështetjen qytetare pas protestave të vazhdueshme para Kryeministrisë.

I ftuar në A2 CNN, Alimehmeti u shpreh se mesazhi i protestës nuk mund të matet përmes analizës së sloganeve, por vetëm përmes një procesi zgjedhor.

“Vazhdoj mendoj që nëse duan ta provojnë se ku jemi me këtë lloj mesazhi, çfarë prodhoi, kjo s’bëhet dot ndryshe përveçse me një palë zgjedhje. Nuk analizojmë dot sloganet, slogane ka pasur edhe PD në protestat e veta, apo çdo parti tjetër.

Kërkesa që i bashkon të gjithë rrymat në protestë është dorëheqja e Edi Ramës. Kam parë një pankartë që ishte më domethënësja: “Bashkë deri sa dorëheqja të na ndajë”. Edi Rama duhet të largohet, në këtë emërues të përbashkët janë të gjitha forcat aty, dhe është rezistencë e madhe. Janë më afër objektivit se sa nga dita që e nisën”, u shpreh Alimehmeti.

Të fundit