E-TJERA

Aksident i trefishtë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur

Aksident i trefishtë në aksin rrugor Korçë-Pogradec,

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan.

3 mjete janë përfshirë në këtë aksident automobilistik, ku një person ka mbetur i plagosur ndërsa të tjerët kanë marrë lëndime me të lehta.

I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Të fundit