Flash News

E-TJERA

Gjykata liron 4 efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Ferracakut

Gjykata liron 4 efektivët e FNSH-së të arrestuar për

Katër efektivët e Njësisë së Sigurisë Kombëtare (FNSH), të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pas arratisjes së Hasan Ferracakut nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, janë lënë të lirë me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, gjykata vendosi ndaj tyre masën “detyrim paraqitje”, duke i lënë të hetohen në gjendje të lirë për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Nën hetim janë inspektorët Dorjan Hasandoçaj, Gentian Xhanari, Dioniz Hotaj dhe punonjësi Ridvan Zefi. Sipas AMP-së, ata dyshohet se nuk kanë ushtruar siç duhet detyrën për mbikëqyrjen e Verracakut, çka mundësoi largimin e tij nga banesa ku po qëndronte në zbatim të masës së sigurisë.

Ndërkohë, ndaj Hasan Verracakut është regjistruar procedim penal për veprën “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi dyshohet se ka shkelur kushtet e vendosura nga gjykata.

Të fundit