Flash News

E-TJERA

Ekspertët e arsimit ngrenë alarmin: Dhuna te të rinjtë po bëhet pasqyrë e një shoqërie pa etikë

Ekspertët e arsimit ngrenë alarmin: Dhuna te të rinjtë po

Referuar videos që po qarkullon në rrjetet sociale, ku një 17-vjeçare dhunohet nga shoqet e saj, ekspertja në fushën e arsimit, sociologjisë dhe politikave arsimore, Prof. Majlinda Keta, kërkon ndalimin e publikimit të saj.

“Do të preferoja të mos publikohej”, shprehet ajo. Tranzicioni, por jo vetëm, po nxjerr në pah fytyrën e një shoqërie që çdo ditë i largohet vlerave.

Profesorja Majlinda Keta flet për prindërim të tronditur, ndërkohë që publikon të dhënat e një studimi të fundit të Fakultetit të Shkencave Sociale mbi dhunën dhe bullizimin te adoleshentët.

“Kemi të bëjmë me një prindërim të tronditur. 4 deri në 12 orë fëmija qëndron në ekran, i pakontrolluar. Shoqëria jonë ka kaluar në një fazë ku nuk dallon më djali nga vajza për dhunën që përdorin”, shprehet Keta.

Psikologia Treska ka një këshillë për nënat që rrisin vajza dhe ato që rrisin djem. “Nuk mundet një adoleshente të bëjë thonjtë, të bëjë vetullat si një 20-vjeçare. Mos lejoni djemtë 12–14 vjeç të shkojnë me pushime vetëm në jug”, shprehet Treska.

Të fundit