Flash News
Pushteti, kullat dhe Rama/ “The Albanian Files” si pasqyrë e një sistemi të centralizuar
Berisha tregon si e rrëzoi Rama planin britanik: Projekti do mbronte bregdetin, e ktheu në masakrim të territorit
Berisha: “Albanian Files” akuza më e rëndë ndaj Ramës, brigjet po shpopullohen nga krimi
Kongresi Amerikan vë nën lupë Edi Ramën për narkotrafik dhe represion politik
"Na tregoni dokumentet", banorët e Nikaj-Mërturit kërkojnë transparencë për ndërhyrjet në lumin Mërtur
Televizionet, një biznes jo i mirë në Shqipëri, sidomos për lajmet
N
ë dekadën e fundit, hapja e televizioneve të lajmeve u kthye në një trend. “A2 Media” solli markën e kanalit të njohur të lajmeve CNN, si filial, “Euronews” hyri direkt me markën e tij, si dhe u hapën disa televizione lokale si “Syri Tv”, apo “MCN”.
Të dhënat financiare të televizioneve tregojnë se sipërmarrja e informimit të publikut nuk është një biznes i mirë, të paktën në mënyrë direkte. Edhe pas disa vitesh aktivitet, të ardhurat e tyre janë me rritje minimale ose me rënie, ndërsa disa rezultojnë me humbje.
Tregu dominohet nga dy televizionet e mëdha, “Tv Klan” dhe “Top Channel”, që marrin pjesën më të madhe të buxheteve të reklamave dhe arrijnë që të rezultojnë me fitime, ndonëse dhe këto me norma minimale.
Qarkullimi vjetor i 11 televizioneve që kanë raportuar të dhënat në vitin 2023 ishte 6.7 miliardë lekë, me rritje prej 13.5% me bazë vjetore. (mungojnë bilancet e Ora dhe Ora News, aktiviteti i të cilave është vënë në sekuestro nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe nuk kanë dorëzuar bilancin e 2023).
“Klan” dhe “Top Channel” vijojnë të dominojnë, me rreth 60% të totalit të qarkullimit dhe janë të vetmit që raportojnë nivele xhirosh nga 17-25 milionë euro dhe kanë udhëhequr rritjen e gjithë tregut në vitin 2023.
Për operatorët e tjerë, kufiri maksimal është rreth 5.5 milionë euro. Këto dy televizione kanë dhe rezultat financiar më të qëndrueshëm, me normat e fitimit që variojnë nga 6-13%.
Sidomos për televizionet informative, të cilat u shtuan ndjeshëm vitet e fundit, nuk ka qenë një vit i mirë për të dytin vit radhazi, teksa ato raportojnë rënie të të ardhurave dhe rezultojnë me humbje.
Nga 11 televizione, 7 prej tyre raportojnë humbje dhe 4 kanë shënuar rënie të ardhurash. Tregu i ulët i reklamave, mungesa e hyrjes së kompanive të mëdha vitet e fundit, që do të shtonin buxhetet e marketingut, si dhe kalimi i një pjese të fushatave online, ose nëpërmjet influencuesve, kanë tkurrur burimet e të ardhurave për televizionet e shumta në vend.

“TV Klan” ka vijuar të jetë televizioni më i madh në vend edhe në vitin 2023 nga transmetuesit pa pagesë. Të ardhurat arritën në gati 2.5 miliardë lekë, me zgjerim prej 19%, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Fitimet u trefishuan në 324 milionë lekë, duke arritur sërish vitin më të mirë sa i takon përfitueshmërisë. Norma e fitimit ishte 13%.
“Top Channel” është i dyti më i madh në vend. Të ardhurat e televizionit ishin 1.75 miliardë lekë në 2023, me zgjerim prej gati 22% me bazë vjetore. Fitimet pothuajse u dyfishuan, në 107 milionë lekë. Norma e fitimit ishte 6.1%.
“Media Vizion” (Vizion Plus) raportoi të ardhura prej 544 milionë lekësh, me rritje 25% me bazë vjetore. Fitimet ishin 20 milionë lekë, me një normë prej 3.7%.
“TV A2” rriti të ardhurat me 10%, në 456 milionë lekë, ndërsa fitimet ishin minimale, në 4.3 milionë lekë, me një normë prej vetëm 1%.
“ABC News” u ngjit në vendin e pestë. Të ardhurat ranë lehtë me 4%, në 333 milionë lekë. Televizioni deklaroi një humbje prej 20.4 milionë lekësh.
“News 24” ka raportuar rënie të të ardhurave me 9.2%, në 315 milionë lekë, duke zbritur në vendin e gjashtë dhe ka deklaruar humbje prej 66 milionë lekësh.
“Report TV” (MTSC) rezultoi me të ardhura prej 280 milionë lekësh, me tkurrje 7% dhe raportoi humbje prej 25.6 milionë lekësh.
“EuroNews” ishte nga të paktët që deklaroi rritje të fortë të të ardhurave, me 20%, në 259 milionë lekë. Kompania vijon të dalë me humbje që nga fillimi i aktivitetit, që në 2023 ishte 89 milionë lekë.
“Syri TV” deklaroi të ardhura prej 114 milionë lekësh, me rritje rreth 7%.
Televizioni “Scan” kishte të ardhura prej 106 milionë lekësh (-16.6%).
“MCN TV” (Johaniteri) raportoi të ardhura prej 70 milionë lekësh dhe humbje prej 30 milionë lekësh./Monitor

Të fundit
Koçeku sfidon socialistët, nxjerr foton: Nuk e dorëzoj mandatin!
7 Korrik 2026, 15:08
Messi përballë Salah, dueli i dy legjendave për një vend në çerekfinale të Botërorit
7 Korrik 2026, 14:53
Apeli konfirmon dënimin për mashtrim, Marine Le Pen rrezikon garën presidenciale
7 Korrik 2026, 14:29
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i telefonit po ndryshon trupin tonë
7 Korrik 2026, 13:52
Kongresi Amerikan vë nën lupë Edi Ramën për narkotrafik dhe represion politik
7 Korrik 2026, 11:54
Sherri me thika në Tiranë, tre të arrestuar, një 17-vjeçar në kërkim
7 Korrik 2026, 10:15
Fierza zbret në nivelin më të ulët të javëve të fundit, shkak thatësira
7 Korrik 2026, 09:45
Aksident i rëndë në Durrës, motori përfundon në kanal
7 Korrik 2026, 09:27
Trump niset drejt Ankarasë për samitin kyç të NATO-s
7 Korrik 2026, 09:00
Temperatura deri në 31 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot
7 Korrik 2026, 08:11
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Korrik 2026, 07:53
Skandal racizmi ndaj Mbappé! Senatorja paraguajane e fyen rëndë, reagon Franca
6 Korrik 2026, 22:08
Mërkuri në prapavijë vazhdon, kush fiton dhe kush humbet këtë javë
6 Korrik 2026, 21:49
Shqipëria mbushet me azilkërkues nga Egjipti dhe Afganistani
6 Korrik 2026, 21:19
Pankartat pikante në protestë: Rruga për në BE kalon nga llogaridhënia!
6 Korrik 2026, 20:40
10 këshilla për të rritur energjinë tuaj ditën pas një gjumi të keq
6 Korrik 2026, 20:09
Etna shpërthen sërish, hiri mbulon Siçilinë dhe pezullohen fluturimet në Katania
6 Korrik 2026, 19:41
Greqi/ Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes
6 Korrik 2026, 19:16
Temperaturat në rritje, apel nga mjekët: Këto kategori janë më të rrezikuara
6 Korrik 2026, 18:57
Sekuestrohen 1 milion euro asete, çifti nga Kosova nën hetim për pastrim parash
6 Korrik 2026, 18:33
Zjarr i madh në Fushë-Shijak, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës
6 Korrik 2026, 17:27
Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë
6 Korrik 2026, 17:10
Më pak interes për pasaportën shqiptare, bie me 46% shtetësia shqiptare për të huajt
6 Korrik 2026, 16:44
Fermerët në protestë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë
6 Korrik 2026, 16:21
Temperaturat ekstreme, IGJEUM: Alarm i kuq për zjarre në 3 qarqe!
6 Korrik 2026, 15:39
SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe
6 Korrik 2026, 15:25
Kur një nishan bëhet shkak për shqetësim - shenja që nuk duhen injoruar
6 Korrik 2026, 15:07
Ekzekutohet shqiptari në Suedi
6 Korrik 2026, 15:01
Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja
6 Korrik 2026, 14:49
BE-ja dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor
6 Korrik 2026, 14:31
Shpërthen makina në Shkodër, dyshohet se ishte vendosur eksploziv
6 Korrik 2026, 14:14
Moda e verës sipas horoskopit: Veshjet ideale për çdo shenjë
6 Korrik 2026, 13:29
Banorët e Nikaj-Mërturit në protestë: Po dëmtohet lumi i Mërturit pa konsultim
6 Korrik 2026, 13:07
Neymar i jep fund epokës me Brazilin, 80 gola dhe një trashëgimi historike
6 Korrik 2026, 12:50
Trump bisedon me Zelenskyn dhe Putinin, mes ngërçit për Ukrainën
6 Korrik 2026, 11:37
"De Telegraaf": Pse SHBA-të mund të refuzojnë samitin e NATO-s në Shqipëri?
6 Korrik 2026, 11:20
Nga e enjtja rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40°C në fundjavë
6 Korrik 2026, 11:01
Berisha: Balluku bën ligjin te Skapi i partisë, ja mesazhi që i lashë Dumanit
6 Korrik 2026, 10:32
Portugali–Spanjë, luhet sot superdueli iberik për një biletë në çerekfinale
6 Korrik 2026, 09:48
The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës
6 Korrik 2026, 09:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
6 Korrik 2026, 09:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
6 Korrik 2026, 08:47
Java nis me diell, ja sa pritet të shkojnë temperaturat ditën e sotme
6 Korrik 2026, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Korrik 2026, 07:59
Muzeu arkeologjik i Durrësit i rihap dyert me kufizime
5 Korrik 2026, 21:58
Aktivisti: Në 35 ditë kemi thyer më pak xhama se kryeministri në zyrën e tij
5 Korrik 2026, 19:54
Qytetarët rikthehen në shesh, nis protesta e radhës kundër qeverisë
5 Korrik 2026, 19:35
Qesharak edhe në shije !
5 Korrik 2026, 19:09
Irani dhe Katari rifillojnë tregtinë detare pas pesë muajsh ndërprerje
5 Korrik 2026, 18:44
IGJEUM paralajmëron rrezik të shtuar për zjarre në pyje, ja zonat më problematike
5 Korrik 2026, 18:24
U lirua nga gjykata, protestuesi hedh vezën drejt komisariatit: Kjo ishte arma ime
5 Korrik 2026, 18:02
Porto Palermo nuk është Chatgpt, është KLSH
5 Korrik 2026, 17:44
Profesori amerikan: Demokracia në Kosovë po vuan, liderët duhet të gjejnë konsensus
5 Korrik 2026, 16:19
Kane skeptik për Topin e Artë: Messi dhe Mbappé mbeten favoritët
5 Korrik 2026, 15:30
Teatër i radhës i kllounit hajdut
5 Korrik 2026, 15:28
“Der Spiegel”: Protesta që po trondit qeverinë Rama
5 Korrik 2026, 14:56