Flash News

E-TJERA

Tjetërsim pronash në Dibër, arrestohet ish-kandidati i PS

Tjetërsim pronash në Dibër, arrestohet ish-kandidati i PS

Zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër, Daniel Gjura, është arrestuar si i përfshirë në një skemë mashtrimi për tjetërsimin e pronave.

Gjura ka mbajtur më herët postin e drejtorit të ASHK-së Dibër dhe ka qenë ish-kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Dibër dyshohet se janë përfshirë në skemë mashtrimi. Përmes dokumenteve të falsifikuara, ata kanë regjistruar prona shtetërore në emër të Teshar Doçit dhe familjarëve të tij.

Të fundit