POLITIKOFF

Jonida Maliqi pas protestës së djeshme për Klodian Rashën: Kjo nuk është zgjidhje, është injorancë

Jonida Maliqi pas protestës së djeshme për Klodian Rashën:

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë ka shkaktuar zhurmë të madhe në Shqipëri. Dje është organizuar për disa orë një protestë e madhe me qindra-mijëra qytetarë, të cilët u ndeshën dhe me forcat policore dhe i vunë flakën dy pemëve dekoruese për festat e fundvitit- asaj në shesh dhe asaj tek Kryeministria.

Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë reaguar, ndër ta dhe personazhe të njohur. Jonida Maliqi është njëra prej tyre e cila është shprehur se duhet shmangur dhuna dhe të protestohet paqësisht.

“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë… Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë.”- shkruan Jonida në InstaStory.

Të fundit