Flash News

POLITIKOFF

Ylli Limani i ka përfunduar projektet verore dhe i ka gati për publikim

Ylli Limani i ka përfunduar projektet verore dhe i ka gati për

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë. Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte apo duke sjellë surpriza për ndjekësit e tij e vetëm pak ditë më parë ka publikuar bashkëpunimin me reperin Noizy që është gjithashtu pjesë e albumit të këtij të fundit. ‘Yalla’ quhet dueti i dyshes një këngë që flet për dashurinë.

E nëse mendonit se pas këtij projekti muzikor, Ylli do të bëjë një pauzë e keni shumë gabim. Jo vetëm që këngëtari do të publikojë disa surpriza, por i ka gati të gjitha këngët verore që do të publikojë për sezonin që është shumë afër. Epo, teksa të tjerët nuk kanë nisur punën ende, ai duket se është një hap para.

"Një njeri që i ka mbaruar të gjitha këngët e verës"

Kënga më e re e Yllit “Ulu” në vetëm pak muaj ka arritur një  super sukses duke u renditur në vendin e parë në Top Awards. The Top List është klasifikimi i 100 këngëve më të mira të artistëve tuaj të preferuar shqiptarë. Në Top Albania Radio mund të dëgjoni në çdo kohë klasifikimet muzikore në Shqipëri dhe kudo në botë.

Të fundit