Flash News

Rajoni

U ndalua dje në Beograd, Milan Radoiçiç lirohet nga qelia

U ndalua dje në Beograd, Milan Radoiçiç lirohet nga qelia

Milan Radoiçiç është liruar pasi u ndalua një ditë më parë në Serbi për t’u marrë në pyetje lidhur me sulmin e 24 shtatorit në komunën e Zveçanit.

Sipas mediave serbe, Radoiçiç gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Beograd pasi dëgjuar dëshminë e Radoiçiç, ka refuzuar burgosjen e tij me argumentin se nuk ka rrezik të largohet nga vendi. Ndërkohë, RFadoiçiç e ka të ndalua të hyjë në Kosovë.

“Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd, pasi ka dëgjuar të pandehurin Millan Radoiçiçin për arsyet e caktimit të paraburgimit, ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për burgosjen e tij, duke iu referuar nenin 211 paragrafi 1 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, pasi nuk rrezikohet që ai të largohet nga vendi”, shkruan b92.

Radoiçiç pranoi se ishte marrë pjesë në sulmin në Banjskë, madje kishte qenë organizator i tij. Ai tha se kërkonte që t’i jepte fund rebelimit të Albin Kurtit,

Nga sulmi në veri mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër. Tre serbë u ekzekutuan nga policia e Kosovës gjatë një operacioni për kapjen e tyre.

Të fundit