Flash News
Pushteti, kullat dhe Rama/ “The Albanian Files” si pasqyrë e një sistemi të centralizuar
Berisha tregon si e rrëzoi Rama planin britanik: Projekti do mbronte bregdetin, e ktheu në masakrim të territorit
Berisha: “Albanian Files” akuza më e rëndë ndaj Ramës, brigjet po shpopullohen nga krimi
Kongresi Amerikan vë nën lupë Edi Ramën për narkotrafik dhe represion politik
"Na tregoni dokumentet", banorët e Nikaj-Mërturit kërkojnë transparencë për ndërhyrjet në lumin Mërtur
Konica profesorit francez: Nëse doni të informoheni për ndërtimin e një Shqipërie që mendon dhe funksionon, takoni At Fishtën
Aurenc Bebja, Francë
“Excelsior” ka botuar, të martën e 11 nëntorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me udhëtimin e profesorit francez Jean Brunhes në Shqipëri dhe takimet (bisedat) e tij asokohe me Faik Konicën në Durrës, Gjergj Fishtën në Shkodër dhe Esat Pashë Toptanin në Reth.
Përshtypje nga Shqipëria
[Bashkëpunëtori ynë i shquar z. Jean Brunhes, profesor i gjeografisë humane në “Kolegjin e Francës – Collège de France”, i cili vazhdon studimet e tij për vendet e Ballkanit, sapo është kthyer nga një mision i gjatë shkencor në Greqi dhe Shqipëri. Në çdo moment të historisë politike, grupet etnike në gadishull përballen me njëra-tjetrën – siç e kemi parë, natyrisht - në një pozicion dhe qëndrim të ri. Parashikimi i qëndrimit të së nesërmes është sekreti i të gjithë veprimeve efikase. Ne e dimë se me çfarë saktësie kishte planifikuar z. Jean Brunhes, tre muaj përpara, luftën e dytë ballkanike dhe fitoren e ushtrive serbe dhe greke. Ai tani përpiqet të na shpjegojë Shqipërinë e re, atë që nuk ekzistonte akoma pardje dhe dje; mund të jetë vendi dhe njerëzit, mbi të cilët janë publikuar informacionet më të gabuara dhe fantazuese. Pra, kjo ishte një arsye më shumë për të mbledhur këto informacione të dorës së parë dhe të freskëta.]
Në Durrës — portin kryesor shqiptar, një qytet i vogël piktoresk që vjen nga Dyrrahu i lashtë i romakëve dhe që ende është i rrethuar nga muret e bukura veneciane — mezi prisja të takoja të shquarin dhe mikpritësin e madh Mehmet bej Konicën; por ai ishte larguar kur unë mbërrita me 16 tetor.
Ai ishte larguar një ditë më parë për në Beograd, i ngarkuar nga miku i tij Esat Pasha me një mision gjysëm-zyrtar pranë qeverisë serbe : nga ky mision mund të dalë një afrim ose të paktën një “modus vivendi” i respektit të ndërsjelltë midis Serbisë dhe Shqipërisë.
Pata, të paktën, fatin e mirë të bisedoja me vëllain e Mehmet bej Konicës (autori e ka fjalën për Faik Konicën). Ai është një ish-nxënës i Gaston Paris-it në “Kolegjin e Francës – College de France”; ai kishte ardhur për të ndjekur tek ne studime serioze filologjike, në mënyrë që të vinte në pah gjuhën dhe trashëgiminë e çmuar të legjendave dhe “folklorit” të vendit të tij. Ky shqiptar ende i ri, me mendje të ndritshme dhe të mprehtë, flet shumë mirë frëngjishten dhe disa gjuhë të tjera evropiane.
“— Nëse doni të informoheni për përpjekjet që ne po bëjmë për të ndërtuar një Shqipëri që mendon dhe funksionon, shkoni të takoni, në Shkodër, një françeskan shqiptar, At Fishtën : ai është poet, filolog, patriot...”
Një bashkëbisedim me At Fishtën
Unë i kisha dëgjuar vetëm emrin At Fishtës; por të dëgjoja lavdërimin entuziast për një murg françeskan nga një shqiptar mysliman shumë i arsimuar, më duk diçka e pazakontë, dhe, kështu, unë shkova për të parë At Fishtën në manastirin e tij françeskan në Shkodër.
Një burrë i pashëm me një kokë të madhe, një shikim të drejtë dhe energjik, me flokë të zinj, fytyra e të cilit shpreh një forcë disi të çuditshme që i jep pamjen e një prifti me mustaqe që bien në sy, por pa mjekër. (Të gjithë priftërinjtë katolikë serbo-kroatë dhe shqiptarë kanë zakon të rruajnë mjekrën, por të mbajnë mustaqe.)
“— Ne kemi bëri, deri më tani, vetëm një jetë individuale dhe krahinore... Lëruni shqiptarëve kohë që të japin provat e tyre... Për pesë shekuj, ne u braktisëm deri në tiraninë më të përçmuar dhe madje në barbarizëm... Gjuha jonë ishte e urryer; zakonet tona të vjetra luftoheshin; këto zakone të vjetra, këto “kanune”, unë do t’i botoj; ne do të shohim se cila ishte drejtësia jonë tradicionale, dhe fryma demokratike që ajo kishte... Ne duam së pari autonominë tonë intelektuale...”
Ky njeri fliste me një bindje dhe besim të tillë sa që mora guximin t’i bëj një pyetje të drejtpërdrejtë :
“— Ju e dini se si priftërinj dhe murgj katolikë shqiptarë, ju shohin si agjentë të Austrisë...”
“Ne duam, ne shqiptarët, pavarësinë tone”
Unë do të kujtoj gjithmonë se me çfarë sinqeriteti të drejtpërdrejtë m’u përgjigj françeskani, pa iu shmangur pyetjes dhe pa vështirësi :
“— S’është e vërtetë. Ne nuk jemi agjentë të Austrisë; Unë, si dishepull, çfarë do të bëja këtu, nëse do të isha peng i ndonjë fuqie? Ajo që është e vërtetë, është se ne dhe Austria kemi pasur interesa paralele. Katolikët shqiptarë kanë simpati për Austrinë, e cila ka mbrojtur dhe mbështetur, ashtu si dikur Franca, kauzën e shenjtë të lirive të tyre fetare : Unë jam drejtori i shkollave katolike të Shkodrës, të cilat financohen nga Austria, por ju siguroj mbi nderin tim që konsulli austriak nuk do të guxonte të më jepte kurrë një urdhër... Ajo që duam, ne Shqiptarët, dhe ajo që do të ruajmë kundër të gjithëve, është pavarësia jonë...”
Unë po u dërgoj, si një dëshmitar besnik, këto deklarata të fuqishme.
Françeskani vazhdoi përsëri :
“— Na qortojnë për faktin se nuk kemi frymë politike... Por, si mund të kemi një opinion publik disi të organizuar, kur ne jemi të pavarur vetëm prej disa muajsh?... Dhe, prapë, a i përkasim vetvetes?... Është e qartë se ne jemi të ndarë dhe e injorojmë njëri-tjetrin; por le të na besojnë. Nuk na mungojnë individët që dikur, dhe ende dje, kanë treguar një frymë të madhe politike në Kostandinopojë. Lëruni njerëzve me vlera kohën e duhur që të vihen në pah dhe t’u imponohen natyrshëm shqiptarëve. Ne, pa frymë politike! Por kedivi i Egjiptit ka gjak shqiptar, dhe politikani i madh Crispi ishte një italo-shqiptar!”
Ky françeskan, që pretendonte Crispi-n për lavdinë politike të Shqipërisë së tij, më dukej gjithnjë e më interesant.
“— Gjenerali Esat Pasha e ka treguar veten si një njeri që di të qeverisë. Ne e pamë në aksion gjatë rrethimit të gjatë të Shkodrës. Ai arriti t’u vinte rreth, në këtë qytet shqiptar katolik, 35.000 turqve pa asnjë incident.”
Rrethimi, megjithatë, ka qenë kaq i gjatë dhe i vështirë! Të gjitha lidhjet (rregullat) e disiplinës mund të ishin dobësuar...
Edhe katolikët shqiptarë kanë shpresë për të ardhmen e vendit të tyre mbi personalitetin e spikatur të pashait, gjeneralit Esat. Po kështu, edhe për shumë shqiptarë myslimanë të Veriut.
Më çuan të takoj Esat Pashën nëpërmjet njërit prej shefave të rajonit malor të Veriut, Basri Beut. — një njeri i qetë, i zgjuar, plot kuptim, që është një nga ata për të cilin do të flitet sërish. Basri Beu më duket se është negociatori dhe lideri i kësaj lloj konfederate të Qendrës dhe Veriut, që do të jetë nesër, nëse bëhet realitet, mbështetja dhe forca e Esatit.
Një fjalë nga Esat pasha
Ky, pasha, më priti tek prona e tij në fshatin Reth, midis Durrësit dhe Tiranës.
Me një qeleshe të kuqe, të vendosur mirë, dhe një xhaketë të zezë (e prerë sipas stilit parizian dhe me origjinë po nga Parisi), me një trëndafili të bukur e të zbehtë në xhep, gjenerali, i cili nuk është pesëdhjetë vjeç, duket edhe më i ri se ç’është. Ai është një njeri i aksionit dhe vullnetit, i cili është në moshën e duhur, plot energji. Ai duket i vendosur se dëshiron të jetë udhëheqësi efektiv i vendit të tij sesa ta braktisë atë ndaj disa burrave për të cilët ka vetëm një konsideratë shumë të ulët.
Ai e di shumë mirë se çfarë bën dhe ku po shkon.
Ai i ka prerë urat (lidhjet). Nuk do të ndalet në gjysmë të rrugës.
Ne ishim në Reth më 17 tetor. Proçedimet publike dhe deklaratat që janë bërë që nga ajo kohë, Esat Pasha, i kishte akoma vetëm në brendësi. Por ai më tha haptas :
“— Tani që jam në krye të vendit tim, jam i lumtur që personi i parë që takoj është një francez.”
(Unë e shënova fjalinë e tij sa më saktë të ishte e mundur, sipas formës në të cilën m’u përkthye.)
Esat pasha qeveris dhe punon. Ai i imponoi vetes mësimin e frëngjishtes. Tashmë, ai e kupton gjuhën tonë; ai shqipton, me korrigjim, disa fjalë.
Ai është çorganizues i organizatës së përkohshme. Ai mund të jetë vetëm një i pavarur.
Padyshim që krijimi i një shteti shqiptar të ekuilibruar nuk do të jetë punë e një dite. Sa shekuj iu deshën Francës për t’u bërë Franca? Dhe pse ëndërrojmë ne, për krijesat e reja politike, një stabilitet ideal dhe përfundimtar që nuk e kanë më të vjetrat e Evropës sonë? Me çfarë iluzionesh harrojmë papritur gjithë historinë tonë dhe tërë gjeografinë politike! Shqipëria ka ende shumë pengesa, na rezervon shumë surpriza, por lëvizja e mendjeve dhe marshimi i gjërave duket se po shkojnë drejt një fakti që mund të quhet një fakt i ri : pavarësia efektive e një Shqipëri e vërtetë.
Jean Brunhes,
Profesor i Kolegjit të Francës – Collège de France.
https://www.darsiani.com/la-gazette/cfare-i-kane-rrefyer-profesorit-francez-faik-konica-ne-durres-gjergj-fishta-ne-shkoder-dhe-esat-pashe-toptani-ne-reth-ne-tetor-te-1913/?fbclid=IwAR2FiPo4cnhBjzKVCvfa7iCV-IBNbftzjbA_3clvFWyelFbFY3lpCT0ZA3Q
Të fundit
Aksident i trefishtë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
7 Korrik 2026, 16:41
Gjashtë çështje për t’u ndjekur në samitin e NATO-s në Turqi
7 Korrik 2026, 16:04
Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi, arrestohet autori i dyshuar
7 Korrik 2026, 15:40
Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë, diabeti mbetet shkaku kryesor
7 Korrik 2026, 15:24
Koçeku sfidon socialistët, nxjerr foton: Nuk e dorëzoj mandatin!
7 Korrik 2026, 15:08
Messi përballë Salah, dueli i dy legjendave për një vend në çerekfinale të Botërorit
7 Korrik 2026, 14:53
Apeli konfirmon dënimin për mashtrim, Marine Le Pen rrezikon garën presidenciale
7 Korrik 2026, 14:29
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i telefonit po ndryshon trupin tonë
7 Korrik 2026, 13:52
Kongresi Amerikan vë nën lupë Edi Ramën për narkotrafik dhe represion politik
7 Korrik 2026, 11:54
Sherri me thika në Tiranë, tre të arrestuar, një 17-vjeçar në kërkim
7 Korrik 2026, 10:15
Fierza zbret në nivelin më të ulët të javëve të fundit, shkak thatësira
7 Korrik 2026, 09:45
Aksident i rëndë në Durrës, motori përfundon në kanal
7 Korrik 2026, 09:27
Trump niset drejt Ankarasë për samitin kyç të NATO-s
7 Korrik 2026, 09:00
Temperatura deri në 31 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot
7 Korrik 2026, 08:11
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Korrik 2026, 07:53
Skandal racizmi ndaj Mbappé! Senatorja paraguajane e fyen rëndë, reagon Franca
6 Korrik 2026, 22:08
Mërkuri në prapavijë vazhdon, kush fiton dhe kush humbet këtë javë
6 Korrik 2026, 21:49
Shqipëria mbushet me azilkërkues nga Egjipti dhe Afganistani
6 Korrik 2026, 21:19
Pankartat pikante në protestë: Rruga për në BE kalon nga llogaridhënia!
6 Korrik 2026, 20:40
10 këshilla për të rritur energjinë tuaj ditën pas një gjumi të keq
6 Korrik 2026, 20:09
Etna shpërthen sërish, hiri mbulon Siçilinë dhe pezullohen fluturimet në Katania
6 Korrik 2026, 19:41
Greqi/ Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes
6 Korrik 2026, 19:16
Temperaturat në rritje, apel nga mjekët: Këto kategori janë më të rrezikuara
6 Korrik 2026, 18:57
Sekuestrohen 1 milion euro asete, çifti nga Kosova nën hetim për pastrim parash
6 Korrik 2026, 18:33
Zjarr i madh në Fushë-Shijak, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës
6 Korrik 2026, 17:27
Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë
6 Korrik 2026, 17:10
Më pak interes për pasaportën shqiptare, bie me 46% shtetësia shqiptare për të huajt
6 Korrik 2026, 16:44
Fermerët në protestë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë
6 Korrik 2026, 16:21
Temperaturat ekstreme, IGJEUM: Alarm i kuq për zjarre në 3 qarqe!
6 Korrik 2026, 15:39
SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe
6 Korrik 2026, 15:25
Kur një nishan bëhet shkak për shqetësim - shenja që nuk duhen injoruar
6 Korrik 2026, 15:07
Ekzekutohet shqiptari në Suedi
6 Korrik 2026, 15:01
Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja
6 Korrik 2026, 14:49
BE-ja dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor
6 Korrik 2026, 14:31
Shpërthen makina në Shkodër, dyshohet se ishte vendosur eksploziv
6 Korrik 2026, 14:14
Moda e verës sipas horoskopit: Veshjet ideale për çdo shenjë
6 Korrik 2026, 13:29
Banorët e Nikaj-Mërturit në protestë: Po dëmtohet lumi i Mërturit pa konsultim
6 Korrik 2026, 13:07
Neymar i jep fund epokës me Brazilin, 80 gola dhe një trashëgimi historike
6 Korrik 2026, 12:50
Trump bisedon me Zelenskyn dhe Putinin, mes ngërçit për Ukrainën
6 Korrik 2026, 11:37
"De Telegraaf": Pse SHBA-të mund të refuzojnë samitin e NATO-s në Shqipëri?
6 Korrik 2026, 11:20
Nga e enjtja rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40°C në fundjavë
6 Korrik 2026, 11:01
Berisha: Balluku bën ligjin te Skapi i partisë, ja mesazhi që i lashë Dumanit
6 Korrik 2026, 10:32
Portugali–Spanjë, luhet sot superdueli iberik për një biletë në çerekfinale
6 Korrik 2026, 09:48
The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës
6 Korrik 2026, 09:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
6 Korrik 2026, 09:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
6 Korrik 2026, 08:47
Java nis me diell, ja sa pritet të shkojnë temperaturat ditën e sotme
6 Korrik 2026, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Korrik 2026, 07:59
Muzeu arkeologjik i Durrësit i rihap dyert me kufizime
5 Korrik 2026, 21:58
Aktivisti: Në 35 ditë kemi thyer më pak xhama se kryeministri në zyrën e tij
5 Korrik 2026, 19:54
Qytetarët rikthehen në shesh, nis protesta e radhës kundër qeverisë
5 Korrik 2026, 19:35
Qesharak edhe në shije !
5 Korrik 2026, 19:09
Irani dhe Katari rifillojnë tregtinë detare pas pesë muajsh ndërprerje
5 Korrik 2026, 18:44
IGJEUM paralajmëron rrezik të shtuar për zjarre në pyje, ja zonat më problematike
5 Korrik 2026, 18:24
U lirua nga gjykata, protestuesi hedh vezën drejt komisariatit: Kjo ishte arma ime
5 Korrik 2026, 18:02
Porto Palermo nuk është Chatgpt, është KLSH
5 Korrik 2026, 17:44
Profesori amerikan: Demokracia në Kosovë po vuan, liderët duhet të gjejnë konsensus
5 Korrik 2026, 16:19