Flash News
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
“Shko direkt te Rama dhe merr lejen”, dëshmitë e arkitektëve të huaj në “The Albanian Files”
Nga vëllezërit Hoxhosmani tek Rraja, SPAK dërgon për gjykim 15 persona
“Republika e Prokurorëve”, qytetari arrestohet për të njëjtin krim që e kishte mbaruar dënimin!
Nëna e 15-vjeçares së përfshirë në dhunimin e 17-vjeçares: Ka probleme të shëndetit mendor
Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën

Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për të përdorur 4.2 milionë euro nga fondi rezervë i emergjencave për koncertin e Kanye West.
Zhupa deklaroi se ardhja e artistëve ndërkombëtarë në Shqipëri nuk është problem, por sipas saj një aktivitet privat duhet të financohet nga organizatorët përmes biletave, sponsorëve dhe investimeve private.
Sipas deputetes demokrate, qeveria dhe institucionet shtetërore janë përfshirë në promovimin e koncertit, ndërsa pas interesit të ulët nga publiku është ndërhyrë me fonde publike.
Zhupa e cilësoi aktin normativ për financimin e koncertit si një shkelje të qëllimit të fondit rezervë dhe të nenit 101 të Kushtetutës, duke argumentuar se aktet normative duhet të përdoren vetëm në raste urgjente.
Ajo ngriti shqetësimin se Shqipëria vijon të ketë mungesa në mbrojtjen civile, shërbimet shëndetësore dhe sektorë të tjerë publikë, ku këto fonde, sipas saj, do të ishin më të nevojshme.
Zhupa i bëri thirrje Kuvendit të mos miratojë aktin normativ, duke e cilësuar atë si një precedent të rrezikshëm për përdorimin e parave të taksapaguesve.
“Koncerti i Kanye West na u paraqit se ishte një investim privat. Askush nuk ishte kundër organizimit të koncerteve apo ardhjes së artistëve ndërkombëtarë në Shqipëri. Nëse një aktivitet është privat, ai duhet të financohet nga organizatorët, përmes shitjes së biletave, sponsorëve dhe investimeve të tyre. Kjo është logjika e ekonomisë së tregut.
Prej javësh pamë të gjithë aparatin shtetëror të angazhuar në promovimin e tij. Qeveria, deputetët e mazhorancës, institucionet shtetërore u kthyen në një makineri marketingu për shitjen e biletave por shqiptarët me shumë halle dhe në protestë e bojkotuan masivisht.
Dhe këtu nis kandali i vërtetë që është Akti Normativ.
Qeveria ka vendosur të përdorë 4.2 milionë euro nga fondi rezervë i emergjencave, me akt normativ pikërisht për këtë koncert. Një fond që në total është rreth 10 milionë euro, pra pothuajse gjysmën e tij, për të financuar një koncert që u prezantua si aktivitet privat.
Kjo nuk është thjesht një zgjedhje e gabuar politike dhe një shpërdorim i parave të buxhetit. Por kjo bie ndesh me qëllimin e nenit 101 të Kushtetutës, i cili lejon nxjerrjen e akteve normative vetëm në raste nevoje dhe urgjence. Emergjencat për të cilat ekziston ky fond janë tërmetet, përmbytjet, zjarret dhe fatkeqësitë që rrezikojnë jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve, jo financimi i një koncerti.
Cila është urgjenca në këtë rast? Mosshitja e biletave? Vështirësitë financiare të organizatorëve? Asnjëra prej tyre nuk përbën emergjencë kushtetuese dhe nuk justifikon përdorimin e fondit rezervë të shtetit.
Shqipëria vazhdon të mos ketë kapacitete të mjaftueshme për mbrojtjen civile. Vetëm këtë fundjavë u dogjën qindra hektarë ullishte, pemëtore dhe pyje, ndërsa zjarrfikësit luftonin flakët me mjete të pamjaftueshme. Ende nuk kemi kapacitetet që duhet të kemi për ndërhyrje nga ajri. Gjatë tërmetit tragjik të vitit 2019, Shqipëria u mbështet edhe te ekipet dhe qentë e kërkim-shpëtimit të ardhur nga Kosova dhe vendet partnere. Pikërisht për situata të tilla ekziston fondi i emergjencave.
Ndërkohë, spitalet përballen me mungesa të pajisjeve dhe shërbimeve jetike, arsimi në ditën më të keqe, bujqësia, pensionet, kudo mund të ishin më të dobishme sesa për nje koncert privat.
Akti Normativ nuk mund të përdoret si mekanizëm për të anashkaluar kontrollin parlamentar sa herë që qeveria dëshiron të financojë një shpenzim të pajustifikuar. Nëse pranohet ky precedent, nesër çdo interes privat mund të shpallet “urgjencë” dhe të paguhet nga taksat e qytetarëve.
Për këtë arsye, Kuvendi ka detyrimin kushtetues të mos e miratojë këtë Akt Normativ. Deputetët nuk duhet të bëhen noterë të një vendimi që shkel nenin 101 të Kushtetutës dhe cenon vetë kuptimin e fondit të emergjencave.
Shteti nuk mund të trajtojë si emergjencë një koncert privat, se kështu ka dëshirë Edi Rama. Ky është një test për respektimin e Kushtetutës dhe për përgjegjësinë ndaj parave të shqiptarëve”, tha ajo.
Të fundit
Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë
8 Korrik 2026, 13:30
Trump urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën: Nuk duam më marrëdhënie biznesi
8 Korrik 2026, 13:22
Një “bomber” kartonësh të kuq do të gjykojë ndeshjen Francë-Marok
8 Korrik 2026, 13:03
Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën
8 Korrik 2026, 12:50
Ku po godet më fort vala e të nxehtit në Europë?
8 Korrik 2026, 12:37
Bloomberg: NATO mund të anulojë samitin në Shqipëri vitin që vjen
8 Korrik 2026, 12:01
Trajneri Roberto Martinez largohet nga Portugalia pas eliminimit nga Botërori
8 Korrik 2026, 11:50
Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
8 Korrik 2026, 11:42
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
8 Korrik 2026, 11:19
Protestat/ Profesori amerikan i ekonomisë: Koha që Rama të hapë derën e daljes
8 Korrik 2026, 10:46
Drogë e lojëra fati në Fushë-Krujë, arrestohen tre persona, mes tyre një polic
8 Korrik 2026, 10:37
Çfarë pritet nga Samiti i NATO-s në Turqi?
8 Korrik 2026, 10:25
Me faturë, qeveria 4.2 mln euro kundër protestës
8 Korrik 2026, 10:10
Tjetërsim pronash në Dibër, arrestohet ish-kandidati i PS
8 Korrik 2026, 09:57
Nga vëllezërit Hoxhosmani tek Rraja, SPAK dërgon për gjykim 15 persona
8 Korrik 2026, 09:50
BIRN: ‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare
8 Korrik 2026, 09:30
Plotësohen 8 ekipet çerekfinaliste, axhenda e plotë e katër ndeshjeve
8 Korrik 2026, 09:09
Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet
8 Korrik 2026, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Korrik 2026, 08:14
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
8 Korrik 2026, 07:39
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2026, 07:20
Parashikimi i motit, 8 korrik 2026
8 Korrik 2026, 07:04
Patronazhisti kapet “mat” duke bërë fotografi nga Kuvendi
7 Korrik 2026, 21:17
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, po vuajmë
7 Korrik 2026, 20:41
Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
7 Korrik 2026, 20:06
A’SPAK SPAK?! Drejtësia e mefshtë si metodë
7 Korrik 2026, 19:46
Gjykata liron 4 efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Ferracakut
7 Korrik 2026, 19:31
Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi
7 Korrik 2026, 18:28
Shpërthen në flakë “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec
7 Korrik 2026, 16:58
Aksident i trefishtë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
7 Korrik 2026, 16:41
Gjashtë çështje për t’u ndjekur në samitin e NATO-s në Turqi
7 Korrik 2026, 16:04
Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi, arrestohet autori i dyshuar
7 Korrik 2026, 15:40
Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë, diabeti mbetet shkaku kryesor
7 Korrik 2026, 15:24
Koçeku sfidon socialistët, nxjerr foton: Nuk e dorëzoj mandatin!
7 Korrik 2026, 15:08
Messi përballë Salah, dueli i dy legjendave për një vend në çerekfinale të Botërorit
7 Korrik 2026, 14:53
Apeli konfirmon dënimin për mashtrim, Marine Le Pen rrezikon garën presidenciale
7 Korrik 2026, 14:29
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i telefonit po ndryshon trupin tonë
7 Korrik 2026, 13:52
Kongresi Amerikan vë nën lupë Edi Ramën për narkotrafik dhe represion politik
7 Korrik 2026, 11:54
Sherri me thika në Tiranë, tre të arrestuar, një 17-vjeçar në kërkim
7 Korrik 2026, 10:15
Fierza zbret në nivelin më të ulët të javëve të fundit, shkak thatësira
7 Korrik 2026, 09:45
Aksident i rëndë në Durrës, motori përfundon në kanal
7 Korrik 2026, 09:27
Trump niset drejt Ankarasë për samitin kyç të NATO-s
7 Korrik 2026, 09:00
Temperatura deri në 31 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot
7 Korrik 2026, 08:11
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Korrik 2026, 07:53
Skandal racizmi ndaj Mbappé! Senatorja paraguajane e fyen rëndë, reagon Franca
6 Korrik 2026, 22:08
Mërkuri në prapavijë vazhdon, kush fiton dhe kush humbet këtë javë
6 Korrik 2026, 21:49
Shqipëria mbushet me azilkërkues nga Egjipti dhe Afganistani
6 Korrik 2026, 21:19
Pankartat pikante në protestë: Rruga për në BE kalon nga llogaridhënia!
6 Korrik 2026, 20:40
10 këshilla për të rritur energjinë tuaj ditën pas një gjumi të keq
6 Korrik 2026, 20:09
Etna shpërthen sërish, hiri mbulon Siçilinë dhe pezullohen fluturimet në Katania
6 Korrik 2026, 19:41
Greqi/ Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes
6 Korrik 2026, 19:16
Temperaturat në rritje, apel nga mjekët: Këto kategori janë më të rrezikuara
6 Korrik 2026, 18:57
Sekuestrohen 1 milion euro asete, çifti nga Kosova nën hetim për pastrim parash
6 Korrik 2026, 18:33
Zjarr i madh në Fushë-Shijak, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës
6 Korrik 2026, 17:27
Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë
6 Korrik 2026, 17:10