Flash News

E-TJERA

Eco Albania letër Ramës: Vjosa të shpallet Park Kombëtar, nuk e dëmton agroturizmin, por gjeneron të ardhura

Eco Albania letër Ramës: Vjosa të shpallet Park Kombëtar,
Foto ilustruese

Organizata Eco Albania i kërkoi kryeministrit Edi Rama ta shpallë lumin Vjosa, Park Kombëtar.

Përmes një letre dërguar kryeministrit, Eco Albania i sugjeron që Vjosa të shpallet Park Kombëtar i kategorisë së dyte me argumentin se "Siguron ruajtjen afatgjatë të integritetit natyror dhe se përfaqëson opsionin më të mirë për të promovuar dhe mbështetur zhvillimin rajonal përmes një truizmi të qëndrueshëm bazuar në natyrë, kulturë dhe bujqësi".

Nisur nga deklarata e kryeministrit se "lugina e Vjosës nuk mund të jetë Park Kombëtar, sepse do të parandalonte zhvillimin e agroturizmit", Eco Albania thotë se përcaktimi si Park Kombëtar, do të tërhiqte ekoturizmin dhe do të gjeneronte të ardhura të konsiderueshme për njerëzit dhe bizneset lokalë në atë zonë.

Eco Albania letër Ramës: Vjosa të shpallet Park Kombëtar,

Të fundit