Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Statuti i ri i PD i dha pushtet organeve kolegjiale

Bylykbashi: Statuti i ri i PD i dha pushtet organeve kolegjiale

Risitë e statutit të Partisë Demokratike, deputeti i saj, Oerd Bylykbashi i quan instrumente për demokratizimin e partisë, pas një periudhe të gjatë vendimesh autokratike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bylykbashi tha se statuti i ri i dha pushtet organeve kolegjiale me synim fuqizimin e anëtarësisë.

“I hoqëm pushtetet kryetarit, sekretarit të përgjithshëm që ai i kishte marrë gjatë këtyre viteve, ia dhamë organeve kolegjiale, kryesisë dhe kolegjit për fuqizimin e anëtarësisë, që ishte primare. Diçka tjetër është që ne sollëm referendumin”, tha Bylykbashi.

Për këtë të fundit, shembulli për procedurën që duhet ndjekur është shkarkimi i ish-kryetarit Lulzim Basha.

Sa i përket fraksioneve, ato formohen duke krijuar një program ndryshe nga ai i partisë dhe merr mbështetjen e 15% e anëtarëve të këshillit Kombëtar, degëve apo deputetëve të PD, që me numrat e sotëm i thonë 8 deputetë.

“Nuk është instrument për zgjidhjen e një krize të veçantë. Jep mundësi të lançosh program më të ndryshëm brenda partisë, ta ndiejnë veten në shtëpinë e tyre, ose të kthehen në shtëpinë e tyre”, tha ai


 

Të fundit