Flash News
Kosova voton sot për Kuvendin e ri, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rama sulmon mediat ndërkombëtare: Pse e bëni një protestë me 2 mijë vetë kaq dramatike
Shpërthen protestuesi që vuan nga kanceri: Onkologjiku, Aushvic në mes të Tiranës
Europarlamentari paralajmëron: Nëse Shqipëria ngel jashtë BE-së, do të jeni në duart e Kinës e Rusisë
Shqipëria, industria automotive, mes rritjes dhe humbjes së avantazhit të kostos së lirë

Eksportet e rimëkëmbura në vitin 2025 u panë me optimizëm në fillim të këtij viti, por Euro e dobët, kostot e rritura logjistike nga konflikti në Lindjen e Mesme dhe humbja e avantazhit të kostot së ulët të punës po ndryshojnë modelin e konkurrueshmërisë.
Në një fabrikë pranë Elbasanit, pjesë gome të prodhuara në Shqipëri do të përgatiten gjatë këtij viti nga “Delmon Group Shqipëri”, që të hyjnë në një zinxhir furnizimi që shkon shumë më larg se Europa. Ato do të përdoren për të amortizuar goditjet e baterive në një model elektrik të BMW-së, një produkt që do të montohet në disa kontinente.
Për një industri që në Shqipëri nisi si zgjatim i modelit fason, me shumë punë manuale, kontrata të jashtme dhe marzhe të vogla fitimi, ky është një sinjal se tregu nuk po qëndron në vend. Por është edhe një kujtesë se rritja e ardhshme nuk do të vijë thjesht nga kostoja e ulët.
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë kthese. Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se eksportet e grupit “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, ku përfshihen edhe komponentët e industrisë automotive, arritën në rreth 39.7 miliardë lekë në vitin 2025.
Kjo është një rritje prej afërsisht 6% krahasuar me vitin 2024, pas dy viteve tkurrjeje.
Në një horizont më të gjatë, sektori ka ndryshuar shkallë, vlera e eksporteve është rreth 3.7 herë më e lartë se në vitin 2015, me një rritje mesatare vjetore rreth 14%. Gjithsesi, fakti që 2025-a mbeti thuajse në të njëjtin nivel me pikun e vitit 2022 tregon se periudha e rritjeve të qëndrueshme ka mbaruar. Industria po rritet, por më ngadalë, me kosto më të larta dhe me më shumë pasiguri.
Në terren, kjo pasiguri lexohet ndryshe nga kompani të ndryshme. Forschner Albania, një nga aktorët e mëdhenj të sektorit, e sheh kërkesën ende pozitive. Kompania ka zgjeruar bazën e klientëve dhe volumin e punës, duke rritur numrin e punonjësve nga rreth 900-1000 në rreth 1150.
Eris Jaçaj, Drejtor Menaxherial i kompanisë Forschner Albania, thotë se zgjerimi fizik i planifikuar që vitin e shkuar është shtyrë, por fabrika po shfrytëzon më shumë kapacitetet ekzistuese dhe po shton gradualisht turnin e dytë.
Për vitin 2026, pritshmëria e saj është një rritje deri në 5% përpara vjeshtës, kur zakonisht aktiviteti intensifikohet pas ngadalësimit të verës.
Delmon Group Shqipëri, nga ana tjetër, përshkruan një tablo më të kujdesshme. Ertjan Çabiri, Drejtor Menaxherial i kompanisë, shprehet se te klientët aktualë, kërkesa e buxhetuar ka rënë me rreth 8-9%.
Shqetësimi kryesor nuk është vetëm rënia e porosive, por pamundësia për të lexuar tregun me horizont më afatgjatë. Kompania planifikon me periudha tremujore, një ritëm që tregon se edhe prodhuesit me kontrata ndërkombëtare po operojnë në një mjedis ku buxhetet ndryshojnë shpejt, kostot lëvizin befas dhe klientët presin fleksibilitet pa pranuar lehtësisht rritje çmimesh.
Faktorët që rrisin presionin mbi industrinë
Dy faktorë po e shtypin industrinë nga brenda: kursi i këmbimit dhe kostoja e punës. Euro e dobët është paradoksi më i madh për eksportuesit shqiptarë. Kompanitë shesin në Euro, por një pjesë të madhe të shpenzimeve e kanë në Lek. Kur Euro bie, të ardhurat e konvertuara tkurren, ndërsa pagat, energjia, shërbimet vendase dhe kostot administrative nuk ndjekin të njëjtin kah.
“Në vende të tjera ku operon kompania, si për shembull Turqia apo Ukraina, zhvlerësimi i monedhës lokale shpesh kompenson rritjen e kostove. Tek ne ndodh e kundërta: kostot e brendshme rriten – për shembull, në fillim të vitit u rrit paga minimale, ndërkohë që Euro zhvlerësohet.
Kjo krijon një situatë disi paradoksale dhe ka qenë një nga sfidat më të mëdha që kemi hasur gjatë kësaj periudhe”, tha z. Jaçaj. Përveç monedhës vendase që vazhdon të forcohet është edhe rritja e pagës minimale. Të dyja këto krijojnë presion të dyfishtë mbi marzhet modeste të fitimit të industrisë.
Për Forschner Albania, efekti i kombinuar i kostove ka shkuar deri në rreth 40% rritje, ndërsa kontratat me klientët lidhen zakonisht për seri prodhimi që mund të zgjasin deri në pesë vite.
Kjo e bën të vështirë transferimin e menjëhershëm të kostove te porositësit. Në një industri globale ku çdo cent llogaritet në zinxhirin e furnizimit, rishikimi i çmimeve nuk është një negociatë e thjeshtë. Klientët kërkojnë stabilitet, ndërsa furnitorët shqiptarë po përballen me transport më të shtrenjtë, lëndë të para më të kushtueshme dhe një kurs këmbimi që ul vlerën reale të të ardhurave.
Tensionet në Lindjen e Mesme e kanë shtuar këtë pasiguri. Rritja e kostove të transportit dhe çmimeve të naftës dhe arsye të tjera të brendshme kanë bërë që buxhetet e miratuara në fund të vitit të rishikohen brenda pak muajsh.
Për një sektor që furnizon prodhues europianë dhe globalë të automjeteve, logjistika nuk është thjesht shpenzim shtesë. Është pjesë e premtimit ndaj klientit. Nearshoring-u, pra afrimi i zinxhirëve të furnizimit pranë Europës, mund të favorizojë Shqipërinë, vetëm nëse vendi arrin të garantojë shpejtësi, stabilitet dhe fuqi punëtore të trajnuar.
Këtu shfaqet sfida e dytë strukturore që lakohet prej vitesh dhe janë pikërisht njerëzit. Në nivel krahu të thjeshtë pune, situata duket më e stabilizuar se dy ose tre vite më parë, kur largimet e menjëhershme nga puna ishin fenomen i përhapur.
Tkurrja e industrisë tradicionale fason të veshjeve dhe të këpucëve ka liruar një pjesë të fuqisë punëtore dhe e ka ndihmuar rekrutimin në automotive. Disa operatorë e shohin këtë si një nga arsyet që kur kanë dashur zgjerim e kanë arritur pa shumë vështirësi.
Por tregu i punës nuk është zgjidhur; ai thjesht ka ndryshuar formë. Ertjan Çabiri, nga Delmon Group në Shqipëri, vëren se administrata dhe niveli menaxherial janë bërë më të paqëndrueshëm, me largime drejt Gjermanisë dhe Italisë.
“Në aspektin e fuqisë punëtore, gjatë dy ose tre viteve të fundit kemi pasur stabilitet te punëtorët dhe operatorët, por administrata dhe niveli menaxherial janë destabilizuar. Në dy vitet e fundit, thuajse të gjithë menaxherët që kemi pasur janë larguar, kryesisht drejt Gjermanisë, por edhe Italisë.
Zëvendësimi i tyre është shumë i vështirë, sepse tregu nuk ofron staf të gatshëm. Strategjia jonë si Delmon Shqipëria ka qenë promovimi i stafit brenda kompanisë dhe investimi te trajnimi i tyre”, – shprehet z. Çabiri.
Në një situatë si kjo, kompanitë përfundojnë duke marrë punonjës nga njëra-tjetra, duke krijuar presion artificial mbi pagat, i cili nuk mund të shkëputet nga produktiviteti. Strategjia më e qëndrueshme po bëhet promovimi nga brenda dhe trajnimi i stafit, por kjo kërkon kohë dhe kosto.
Kjo është arsyeja pse Shqipëria nuk mund të mbështetet më tek argumenti i vendit të lirë për prodhim. Avantazhi i dikurshëm i kostos është thuajse ezauruar. Operatorët e tregut pohojnë se diferenca me Europën Qendrore nuk është më aq e madhe sa të justifikojë automatikisht zhvendosje të reja prodhimi.
Për investime që kërkojnë 1000 punonjës të rinj, tregu vendas duket i kufizuar. Potenciali mbetet më realist për fabrika të mesme, me deri në 200 punonjës, ose për zgjerime graduale të operatorëve ekzistues që tashmë kanë kulturë prodhimi, staf të trajnuar dhe lidhje me klientë ndërkombëtarë.
Kina, a është një mundësi?
Prania e sfidave nuk do të thotë se dritarja e mundësive për Shqipërinë është mbyllur. Përkundrazi, zhvillimet globale në industrinë e automjeteve mund të hapin një cikël të ri. Prodhuesit kinezë të makinave elektrike po kërkojnë gjithmonë e më shumë baza prodhimi në Europë për t’iu afruar tregut dhe për të gjetur zgjidhje mbi barrierat tregtare.
Nëse më shumë automjete elektrike montohen në Europë, rritet edhe nevoja për komponentë të prodhuar brenda rajonit. Delmon tashmë ka nisur prodhimin e disa komponentëve për modelin BMW iX3 përmes një bashkëpunimi me një kompani franceze që furnizon sisteme elektrike për BMW. Nëse shitjet ecin sipas pritshmërive, porositë mund të rriten dhe të shtrihen drejt Kinës e më pas Meksikës, duke e futur prodhimin shqiptar në një arkitekturë më globale.
Forschner po kërkon gjithashtu diversifikim, duke parë drejt segmentit “mobile life”, si camper van, ku komponentët elektrikë janë një zgjerim natyral i aftësive ekzistuese. Kjo nuk është domosdoshmërisht një rritje e menjëhershme e vlerës së shtuar për orë pune, por është strategjikisht e rëndësishme sepse ul varësinë nga një grup i ngushtë klientësh dhe e mban fabrikën të lidhur me segmente ku elektrifikimi dhe personalizimi po rriten.
Panorama është më komplekse se një cikël i zakonshëm rritjeje ose krize. Industria automotive ka baza që nxisin pritshmëritë pozitive ku së pari eksportet u rimëkëmbën në 2025 dhe së dyti, kompanitë kryesore vijojnë të marrin klientë të rinj. Por industria nuk është më në fazën ku mjaftonte puna e lirë për të bindur porositësit. Sot, ajo duhet të konkurrojë me produktivitet, cilësi, afate dorëzimi dhe aftësi për të përballuar goditje të jashtme, pa prishur kontratat.
“Ne sot nuk konkurrojmë më me kosto, por me produktivitet dhe shpejtësi dorëzimi. Pra, prodhimi në Shqipëri nuk bëhet më sepse është më i lirë, por sepse mund ta dorëzojmë më shpejt ose ta prodhojmë më me eficiencë se tregje të tjera”, shprehet z. Jaçaj.
Një situatë si kjo duhet të lexohet me kujdes për të zhvendosur debatin nga incentivat e përgjithshme te mbështetja e posaçme për këtë industri, në kushtet ku i vetmi nxitës fiskal është tatimfitimi 5%. Nëse Shqipëria kërkon të tërheqë industri me vlerë më të lartë të shtuar, duhet të marrë masa që e bëjnë këtë industri konkurruese.
Për momentin, sektori ndodhet në një ekuilibër të brishtë. Nga njëra anë ka porosi të reja dhe mundësi që zinxhirët europianë të furnizimit të kërkojnë më shumë kapacitete afër. Nga ana tjetër ka Euro të dobët, transport më të shtrenjtë, treg pune me probleme komplekse dhe luftëra që e bëjnë çdo buxhet të përkohshëm dhe çdo horizont të paqartë.
Shqipëria është ende në hartën automotive, por jo më si destinacioni i lirë në afërsi të Europës. Që të mbijetojë e të rritet, duhet të provojë se mund të jetë një nyje e shpejtë, fleksibël dhe e besueshme në një industri që po riorganizohet me ritëm më të shpejtë se kurrë globalisht.
Ecuria e eksporteve të industrisë automotive
Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se industria automotive dhe segmenti i makinerive, i pajisjeve dhe i pjesëve të këmbimit kanë pasur një rritje të ngadaltë, por të qëndrueshme.
Nga viti 2015 kur kjo industri ishte modeste dhe periferike në totalin e eksporteve, ajo u kthye brenda një dekade, në një nga shtyllat dinamike të prodhimit për tregjet e huaja, me një cikël të fortë luhatjesh, sidomos gjatë katër viteve të fundit.
Pas rritjes së shpejtë në 2021 dhe arritjes së një niveli rekord në 2022, eksportet ranë në 2023 dhe 2024 nën ndikimin e dobësimit të kërkesës nga tregjet europiane, kostove më të larta, zhvlerësimit të Euros dhe pasigurive në tregun global.
Në vitin 2025, sektori u rikthye në rritje, duke arritur rreth 39.7 miliardë lekë eksporte dhe duke iu afruar sërish niveleve historike. Megjithatë, industria mbetet e ekspozuar ndaj luhatjeve të Euros, kostove të transportit dhe tensioneve gjeopolitike që po ndikojnë prodhimin industrial në Europë.
Çfarë prodhojnë kompanitë në Shqipëri
Në Shqipëri, industria automotive është e përqendruar kryesisht te komponentët elektrikë dhe pjesët ndihmëse për prodhuesit europianë. Forschner Albania, PSZ Albania, Yura Corporation Albania dhe SEWS Cabind Albania prodhojnë sisteme kabllore për industrinë automotive dhe aplikime të tjera pra kabllo dhe “wire/cable harness” për komponentë elektrikë dhe elektronikë në automjete.
Delmon Group Albania është më e specializuar te pjesët prej gome, sistemet antivibrim dhe zgjidhjet e izolimit, ndërsa Everest Automotive prodhon profile dhe pjesë alumini për industrinë automotive.
Ecuria e sektorit sipas bilanceve 2024
Industria automotive në Shqipëri po ngadalësohet pas rritjes së fortë të viteve 2021-2023. Në vitin 2024, pesë operatorët kryesorë — Yura Corporation Albania, SEWS Cabind Albania, Forschner Albania, Delmon Group Albania dhe PSZ Albania — realizuan 11.9 miliardë lekë të ardhura, 1.6% më pak se një vit më parë.
Yura, më e madhja në treg, ra në 5.7 miliardë lekë të ardhura dhe rezultoi me humbje për të dytin vit radhazi, ndërsa planet për zgjerim duken të ngrira. SEWS Cabind shënoi rënie të lehtë, në 4.1 miliardë lekë, dhe operoi me vetëm 53% të kapacitetit. Forschner, Delmon dhe PSZ mbeten aktorë më të vegjël të fokusuar te komponentët dhe sistemet elektrike.
Sektori mbetet i varur nga porositë e jashtme, pagat e ulëta dhe montimi me vlerë të kufizuar. Pa kalim drejt proceseve më të avancuara industriale, industria automotive në Shqipëri rrezikon të mbetet e brishtë./ Monitor
Të fundit
Humb jetën në aksident sulmuesi 22-vjeçar i Elbasanit
7 Qershor 2026, 09:47
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
7 Qershor 2026, 09:29
Kosova voton sot për Kuvendin e ri, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote
7 Qershor 2026, 09:12
Shqipëria, industria automotive, mes rritjes dhe humbjes së avantazhit të kostos së lirë
7 Qershor 2026, 08:54
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
7 Qershor 2026, 08:34
Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat sot
7 Qershor 2026, 08:17
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Qershor 2026, 07:56
Aksident në aksin Fier–Levan, tre persona përfundojnë në spital
6 Qershor 2026, 21:57
Si të kurseni para gjatë pushimeve verore?
6 Qershor 2026, 21:30
Ish-zv.ministri i Ramës në protestë: Shkatërroi vendin duke mbajtur peng arsimin
6 Qershor 2026, 21:12
Rama sulmon mediat ndërkombëtare: Pse e bëni një protestë me 2 mijë vetë kaq dramatike
6 Qershor 2026, 20:57
Luksemburgu ndëshkon Shqipërinë që në minutën e 8-të
6 Qershor 2026, 20:39
Pedagogu në protestë: Mirënjohje për Trump dhe SHBA që po ua shkulim rrënjët sorosianëve
6 Qershor 2026, 20:17
Shpërthen protestuesi që vuan nga kanceri: Onkologjiku, Aushvic në mes të Tiranës
6 Qershor 2026, 19:37
Shqipëria sfidon Luksemburgun në “Arenën Kombëtare”, publikohen formacionet zyrtare
6 Qershor 2026, 19:12
Mesazhi i fortë i Diasporës drejtuar Ramës: Na përzunë ndër vite, sot të përzejmë ty
6 Qershor 2026, 18:59
Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim
6 Qershor 2026, 18:39
Diaspora proteston në Washington DC para ambasadës shqiptare, kërkon dorëheqjen e Ramës
6 Qershor 2026, 18:22
Gjermania në alarm, Neuer në dyshim për Botërorin
6 Qershor 2026, 17:16
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë mbetet sfidë për Shqipërinë
6 Qershor 2026, 16:52
Aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë, dy të plagosur
6 Qershor 2026, 16:30
Shqiptarët punojnë 41 orë në javë, por një orë pune prodhon vetëm 995 lekë
6 Qershor 2026, 16:12
Sot miqësorja Shqipëri-Luksemburg, policia vendos kufizime në disa akse të Tiranës
6 Qershor 2026, 15:58
U vra gjatë operacionit në Maliq, hapet GoFundMe për familjen e Enea Mekollit
6 Qershor 2026, 15:24
OBSH identifikon kërcënimet e ardhshme pandemike, çfarë mund ta kërcënojë Europën
6 Qershor 2026, 15:05
35 falsifikime dhe shkelje në dosje", Malltezi: Hetimi ndaj meje synonte individin
6 Qershor 2026, 13:16
Kupa e Botës, lojtarëve të Iranit u jepet viza për të hyrë në SHBA
6 Qershor 2026, 12:07
Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo përshkon me not ishullin e Sazanit
6 Qershor 2026, 11:34
“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
6 Qershor 2026, 11:13
Sulm me tritol gjatë natës në një banesë në Lezhë, brenda ndodhej çifti i bashkëshortëve
6 Qershor 2026, 09:44
Pa mjekë; A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike
6 Qershor 2026, 09:03
Makina përplas për vdekje një person në aksin Fier-Vlorë
6 Qershor 2026, 08:44
Rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
6 Qershor 2026, 08:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Qershor 2026, 08:01
“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore
5 Qershor 2026, 21:44
Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit
5 Qershor 2026, 21:25
Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!
5 Qershor 2026, 21:19
Rama fajëson armiqtë e Trump për jehonën e Zvërnecit: Nuk i rruhej njeriu...
5 Qershor 2026, 20:56
Gardisti dhunon protestueses gjatë takimit të Ramës /VIDEO
5 Qershor 2026, 20:39
Protestë kundër Ramës edhe në Berlin
5 Qershor 2026, 20:14
Avokati i Metës: Nëse Rama nuk dëshmon, procesi nuk është i plotë
5 Qershor 2026, 20:01
Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
5 Qershor 2026, 19:44
Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja bazohet në thashetheme, USB-ja me prova…
5 Qershor 2026, 19:24
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë
5 Qershor 2026, 19:09
Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
5 Qershor 2026, 18:50
Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin
5 Qershor 2026, 18:33
Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?
5 Qershor 2026, 18:27
Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi
5 Qershor 2026, 18:13
Këto shenja të zodiakut do të gjejnë dashurinë në qershor!
5 Qershor 2026, 18:01
Siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë
5 Qershor 2026, 17:46
Kuqezinjtë humbasin një vend në renditjen e FIFA-s
5 Qershor 2026, 17:32
Policia heq 14 mole detare në Ksamil
5 Qershor 2026, 17:16
Aksidentohet urbani te Gjykata e Tiranës, disa të lënduar
5 Qershor 2026, 16:56
Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet
5 Qershor 2026, 16:45
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni
5 Qershor 2026, 16:14
Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK
5 Qershor 2026, 16:01
Foto/ Qindra qytetarë i japin lamtumirën Enea Mekollit
5 Qershor 2026, 15:39
Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores
5 Qershor 2026, 15:03
Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë
5 Qershor 2026, 14:53
Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec
5 Qershor 2026, 14:19
Spiropali rendit problemet e qeverisjes: Pushteti po i tejkalon institucionet
5 Qershor 2026, 13:51
Berisha: Mbështesim protestën qytetare për Zvërnecin, por PD nuk përfshihet
5 Qershor 2026, 13:29
Protesta e bukur e shëmtuar
5 Qershor 2026, 13:10
Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore
5 Qershor 2026, 12:25
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
5 Qershor 2026, 11:38
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet sërish në SPAK
5 Qershor 2026, 11:02
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
5 Qershor 2026, 09:49