Flash News

E-TJERA

Siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë

Siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë së shpejti një takim në Pallatin e Kulturës “Labëria” në Vlorë me banorë të zonës së Zvërnecit.

Në prag të mbërritjes së tij, forca të shumta sigurie janë angazhuar në perimetrin e godinës, ndërsa qytetarët që hyjnë në sallë po i nënshtrohen kontrolleve të detajuara përmes pajisjeve të zbulimit të metaleve.

Takimi mes kryeministrit dhe banorëve pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa nuk është parashikuar prania e mediave lokale.

Të fundit