Flash News

E-TJERA

Vrasja e efektivit në Korçë/ Lamallari “i prekur” nga ngjarja, lë interpelancën për të shkuar në spital

Vrasja e efektivit në Korçë/ Lamallari “i prekur”

Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, shkak vrasja e efektivit në Korçë, Enea Mekolli, gjatë një operacioni policor.

Opozita i kërkoi llogari ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, se pse ishin dërguar Shqiponjat në një operacion për kapjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë duke rrezikuar kështu jetën e efektivëve.

Lamallari zgjodhi të largohej nga seanca me justifikimin se ishte i prekur nga ngjaja dhe se duhej të ishte në spital, për t’u interesuar mbi gjendjen e efektivit të plagosur.

“Po komunikoja me drejtorin e Policisë së Shtetit, dhe më njoftoi se polici është ashtë rrezikut për jetën. Do të merren masat dhe do të hetohet e gjithë ngjarja. Doja të isha këtu i pranishëm në respektin tuaj, por më mirë po largohem që të jem atje”, deklaroi Lamallari.

Në fakt, ministri i Brendshëm iu shmang interpelancës dhe llogaridhënis së kërkuar nga opozita. Sepse ministri harroi ujin që policia hodhi dje në protestën e qytetarëve kundër betonizimit të zonave të mbrojtura, duke mos kursyer gra e fëmijë. Ministri harron gazin lotjsellës në protestat e opozitës dhe provokimet e efektivëve me qëllim deformimin e tubimit.

Të fundit