Flash News

E-TJERA

Alarm te kuqezinjtë! Uzuni rrezikon sfidën ndaj Izraelit

Alarm te kuqezinjtë! Uzuni rrezikon sfidën ndaj Izraelit

Kombëtarja shqiptare pritet të ketë një mungesë të rëndësishme në sfidën miqësore të mbrëmjes ndaj Izraelit. Sulmuesi Myrto Uzuni është zgjuar me temperaturë këtë të martë, si pasojë e një viroze, duke vënë në pikëpyetje aktivizimin e tij në takimin që do të zhvillohet sonte.

Burime pranë ekipit bëjnë me dije se 30-vjeçari nuk pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse do të jetë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran gjatë lojës.

Problemi shëndetësor i Uzunit vjen në prag të një testi të rëndësishëm për kuqezinjtë, teksa stafi teknik po kërkon të krijojë një tablo sa më të qartë për grupin dhe alternativat në repartin ofensiv. Mungesa e mundshme e sulmuesit detyron stafin të rishikojë planet për formacionin, në një periudhë kur skuadra po përgatitet për objektivat e ardhshëm.

Uzuni konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të sulmit shqiptar dhe ka lënë gjurmë pikërisht në përballjet me Izraelin, ku ka qenë vendimtar me golat dhe paraqitjet e tij në fanellën kuqezi.

Të fundit