Flash News

E-TJERA

Profesori amerikan: Prioriteti i SHBA për Shqipërinë mbetet siguria dhe shteti ligjor

Profesori amerikan: Prioriteti i SHBA për Shqipërinë mbetet

Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer, ka komentuar prioritetet e administratës amerikane në Shqipëri pas deklaratave të ambasadorit të nominuar të SHBA-ve, Eric Wendt.

Në një intervistë në A2CNN, Serwer tha se Uashingtoni po i kushton më shumë rëndësi bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe ekonomisë, ndërsa theksoi se angazhimi amerikan për forcimin e shtetit ligjor dhe mbështetjen ndaj SPAK-ut mbetet i pandryshuar.

“Ai (Wendt) për mua duket se është një ushtarak me karrierë të përmbushur, dhe që bëri një deklaratë profesionale, duke theksuar bashkëpunimin ekonomik dhe atë të sigurisë me Shqipërinë. Mendoj se kjo më duket një ide shumë e mirë”, tha ai. 

I pyetur nëse Uashingtoni po i jep më shumë rëndësi çështjeve të sigurisë sesa demokracisë apo reformave politike në Shqipëri, Serwer u përgjigj duke thënë “po”, por theksoi se SHBA-të vijojnë të ketë një rol të rëndësishëm në forcimin e shtetit ligjor.

“Mendoj se po. Uashingtoni deri tani ka injoruar goxha se çfarë ndodh së brendshmi në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit. Përjashtimi i Shqipërisë ka qenë pikërisht shteti ligjor, dhe aty SHBA-të po luajnë një rol të rëndësishëm, pasi është një themel për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e vendit në një shoqëri kapitaliste dhe kjo duhet vazhduar dhe shpresoj që BE të jetë në këtë përpjekje të përbashkët dhe besoj që do jetë. Nuk është diçka e re. Thjesht po tregojnë që kjo administrartë po ndjek të njëjtat objektiva si në të kaluarën”, vijoi ai. 

Sa i takon mbështetjes amerikane për SPAK-un, Serwer u shpreh optimist se ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Shpresoj shumë që po dhe një pjesë e deklaratës së tij e thoshte këtë”, deklaroi Serwer.  

 

Të fundit