Flash News

E-TJERA

Costa mesazh nga Tirana: Përshpejtoni luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Costa mesazh nga Tirana: Përshpejtoni luftën kundër korrupsionit

Presidentja e Këshillit Evropian, Antonio Costa ka vizituar sot Tiranën, në kuadër të turit të tij ballkanik.

Nga konferenca e përbashkët me kryeministrin Rama, Costa tha se Shqipëria duhet të forcojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar.

Kreu i KE theksoi se sundimi i ligjit dhe ruajtja e një gjyqësori të pavarur, janë themelet kryesore të rajonit.

“Reformat më shumë sesa kushte të vendosura nga BE janë në fakt zgjedhje nga ju për të ndërtuar institucione të forta demokratike. Kjo do të thotë një angazhim i vazhdueshëm për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e një gjyqësori të pavarur dhe ligjvënës, të cilat janë themelet kryesore për anëtarësim në BE.

Ju inkurajoj që të përshpejtoni përpjekjet tuaja për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE është partneri më i besueshëm i Ballkanit dhe është investuesi kryesor i Ballkanit Perëndimor, si dhe i Shqipërisë, dhe partneri më i rëndësishëm tregtar”, u shpreh Costa.

Të fundit