Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për procesin ndaj Metës: Farsë politike e urdhëruar nga Rama

Berisha për procesin ndaj Metës: Farsë politike e urdhëruar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar procesin gjyqësor ndaj Ilir Meta si një “farsë të turpshme” dhe një zbatim të drejtpërdrejtë të urdhrave të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha pretendoi se akuzat ndaj Metës janë ngritur mbi dokumente të falsifikuara dhe se nuk kanë asnjë bazë ligjore apo substancë.

Ai akuzoi organet e drejtësisë se po mbajnë të fshehura prova dhe dokumente që, sipas tij, do të rrëzonin akuzat e ngritura.

Berisha ftoi mediat të zhvillojnë investigime mbi çështjen, duke këmbëngulur se procesi ndaj Metës është i motivuar politikisht.

PJESE NGA FJALA

Një farsë e turpshme, një farsë që mbahet gjallë nga një ish-xhelat i Sigurimit të Shtetit dhe të tjerë, me falsitete, dokumente false dhe si një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës, njeriut, krimet familjare të të cilit e bëjnë atë më kriminel se sa etërit e tij.

E thotë Viktor Hygoi diku, çobani i bagëtive të egra është më i egër se ato.
Bastardi i egërsirave, i xhelatëve të komunistëve është më i egër se vetë ata.
Dëgjoni, ju duhet të bëni investigim.
Unë ftoj mediat të bëjnë investigim.
Dëgjoni se çfarë bëjnë, dorëzojnë dokumente të cilat faktojnë se kanë ngritur akuzën mbi falsitet dhe nuk do i jepen LSI-së për dy vite, nuk duhet t’i shohin se nuk duan t’u dalin akuzat fale, të turpshme që kanë lëshuar ndaj tij.
Edhe njëherë u them, asnjëra prej akuzave ka absolutisht zero substancë.
E mban Edi Rama vetëm nga frika dhe tmerri, sepse siç e shihni ju, ai tani mbahet në çdo fije bari, është i aftë për çdo akt, pasi në fakt është një kufomë e pakallur.

 

Të fundit