Flash News

E-TJERA

Goditje për Brojën, vlera e tij në “Transfermarkt” zbret në 5 milionë euro

Goditje për Brojën, vlera e tij në “Transfermarkt”

Vlera e Armando Brojës në tregun e transferimeve ka pësuar një rënie të ndjeshme në përditësimin më të fundit të “Transfermarkt”. Sulmuesi shqiptar, i cili më herët vlerësohej rreth 8 milionë euro, tashmë është vlerësuar në 5 milionë euro.

Rënia e vlerës së tij lidhet me një sezon të vështirë dhe me një periudhë jo të qëndrueshme në formë, ndërsa në fillim të sezonit, kur ishte pjesë e Burnley, vlera e tij kishte arritur deri në 14 milionë euro.

Ky është niveli më i ulët i vlerësimit për Brojën që nga viti 2021, kur ai vlerësohej më pak se 5 milionë euro, në kohën kur ishte pjesë e Vitesse dhe pjesë e akademisë së Chelsea-t.

Sulmuesi shqiptar ka kontratë afatgjatë me Burnley deri në vitin 2030, por mbetet e hapur mundësia që gjatë kësaj merkatoje të verës të ketë lëvizje të reja në karrierën e tij.

Të fundit