Flash News

E-TJERA

Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë gardhin metalik

Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë

Mijëra qytetarë janë drejtuar nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, për të kundërshtuar projektin e ndërtimit të resortit, në Zonën e Zvërnecit.

 Gardh metalik i vendosur nga Policia e Shtetit, te Ura e Lanës, ka revoltuar protestuesit, të cilët kanë rrëzuar barrierën metalike dhe kanë vërshuar drejt bulevardit.

Në kundërpërgjigje policia ka tentuar ti largojë me autobotë me ujë dhe piper, sikurse shihet dhe në videon e siguruar nga Politiko.

Ndërkohë pak më herët kreu i Policisë, Skënder Hita, njoftoi se gardhi metalik ishte vendosur në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Izrael që pritet të mbahet këtë pasdite në stadiumin Air Albania.

Kujtojmë se kjo është protesta e katërt e mbajtur në Tiranë për Zvërnecin.

 

 

Të fundit