Flash News

E-TJERA

Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë

Grabitje me armë në një bankë të nivelit të

Një grabitje me armë është shënuar në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë pranë stadiumit “Dinamo”.

Një person me armë zjarri është futur brenda bankës dhe ka marrë një shumë parash.

Sipas informacioneve të para, autori ka arritur t’ia marrë paratë një qytetari që sapo po i depozitonte.

Policia thotë në njoftimin e saj se autori ka qenë i mashkuar, ndërsa janë ngritur grupe kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

Të fundit