Flash News

E-TJERA

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Nuk ka takim, doni të bëni siç bëtë me studentët

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Nuk ka takim, doni

Sot u mbajt protesta e tretë në Tiranë, lidhur me çështjen e Zvërnecit, ku mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht pranë Ministrisë së Brendshme dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë,.

Teksa protestuan para ambienteve të Kryeministrisë, qytetarët bënë thirrje për dorëheqje, ndërsa theksojnë se nuk duan një takim me kryeministrin Edi Rama. Sipas tyre, kryeministri Rama dëshiron të veproj siç bëri me protestën e studentëve disa vite më parë. 

Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në një zonë të mbrojtur dhe duke akuzuar qeverinë për favorizim të interesave private në dëm të pronës publike. 

Të fundit