Flash News

Ditari i Opozitës

"Ripërtëritja nuk është më slogan", Këlliçi: PD hap kapitullin e alternativës, jo më të mbijetesës

"Ripërtëritja nuk është më slogan",
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar se procesi i ripërtëritjes së PD-së ka nisur të reflektohet konkretisht në përbërjen e re të Këshillit Kombëtar.

I ftuar në SYRI TV, ai tha se delegatët e Kuvendit Kombëtar i janë përgjigjur me votë thirrjes për hapje dhe modernizim të partisë.

Sipas Këlliçit, rreth 60% e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar janë gra dhe të rinj, ndërsa 71 prej tyre janë nën moshën 35 vjeç, një përfaqësim që ai e cilësoi si të paprecedentë në 36 vite histori të PD-së.

Deputeti demokrat theksoi se në organin më të lartë drejtues mes dy kuvendeve janë zgjedhur pedagogë, studentë ekselentë, profesionistë të rinj dhe ekspertë të teknologjisë e inteligjencës artificiale, duke e konsideruar këtë si bazën e alternativës së re politike të PD-së.

Këlliçi paralajmëroi se në ditët në vijim do të mblidhet Këshilli Kombëtar për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të partisë, ndërsa shprehu bindjen se fryma e ripërtëritjes do të reflektohet edhe në Kryesi, sekretariate dhe strukturat e tjera drejtuese.

Kapitulli i mbijetesës dhe qëndresës u mbyll më 30 maj. Tani kemi hapur kapitullin e alternativës”, u shpreh ai.

Të fundit