Flash News

E-TJERA

Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli

Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli

Kombëtarja shqiptare u mund minimalisht 1-0 nga Izraeli në një sfidë ku kuqezinjtë krijuan raste, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

Skuadra e drejtuar nga Sylvinho e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe presing të avancuar. Rasti i parë erdhi në minutën e 10-të, kur Anis Mehmeti provoi pas një asistimi nga Elseid Hysaj, por topi përfundoi mbi traversë.

Izraeli reagoi me Gloukh pesë minuta më vonë, ndërsa Asllani tentoi nga distanca në minutën e 18-të, pa gjetur kuadratin. Shqipëria vijoi të kërkonte golin me Mehmetin dhe Hoxhën, por pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Në fraksionin e dytë, Izraeli u shfaq më kërkues. Solomon dhe më pas Ramadani provuan nga distanca, ndërsa Thomas Strakosha… pardon, Alen Sherri, u bë protagonist në minutën e 59-të duke ndalur një rast të pastër të Solomon.

Shqipëria iu afrua shumë golit në minutën e 67-të, kur një top i futur nga Hoxha në zonë për pak solli autogol të mbrojtjes izraelite. Megjithatë, në minutën e 73-të erdhi episodi vendimtar: Gloukh finalizoi një kundërsulm të shpejtë dhe i dha avantazhin Izraelit.

Pas golit pati tension mes autorit të rrjetës dhe Hysajt, me arbitrin që ndëshkoi të dy lojtarët me karton të verdhë. Menjëherë pas incidentit, trajneri izraelit vendosi të zëvendësonte Gloukh.

Në minutat e fundit, Sherri shmangu edhe golin e dytë duke ndalur Abed, duke mbajtur Shqipërinë në lojë deri në fund.

Tashmë kuqezinjtë do të fokusohen te miqësorja ndaj Luksemburgut, ku do të synojnë reagimin dhe fitoren e parë.

Të fundit