Flash News

E-TJERA

Përplasen 5 automjete në aksin Levan–Tepelenë, disa të plagosur, mes tyre turistë të huaj

Përplasen 5 automjete në aksin Levan–Tepelenë, disa të

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në aksin kombëtar Levan–Tepelenë, pranë fshatit Fratar, ku janë përfshirë pesë automjete.

Sipas informacionit paraprak, në aksident është përfshirë edhe një kamper me turistë. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dy shtetas gjermanë.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Burime paraprake bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Dyshimet e para flasin për shpejtësi mbi normat e lejuara si një nga shkaqet që mund të ketë çuar në përplasjen e mjeteve, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes.

Të fundit