Flash News

E-TJERA

Tension në “Air Albania” pas golit të Izraelit, Hysaj përplaset me Gloukh

Tension në “Air Albania” pas golit të Izraelit, Hysaj

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit në stadiumin “Air Albania” u shoqërua me momente nervozizmi në pjesën e dytë të takimit.

Situata u ndez në minutën e 73-të, kur Oskar Gloukh realizoi golin që kaloi Izraelin në epërsi. Festimi i futbollistit izraelit pranë tribunave shkaktoi reagime të menjëhershme, duke sjellë edhe ndërhyrjen e kapitenit të Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Mes dy lojtarëve pati një përballje verbale, ndërsa për disa sekonda tensioni u përhap edhe te futbollistët e tjerë në fushë. Gjyqtari ndërhyri menjëherë për të shmangur përshkallëzimin e incidentit dhe ndëshkoi me karton të verdhë si Gloukh ashtu edhe Hysajn.

Pas episodit, stafi teknik i Izraelit vendosi të largojë nga loja autorin e golit, duke e zëvendësuar menjëherë. Takimi vijoi më pas pa incidente të tjera të rëndësishme, ndërsa momenti mbeti një nga episodet më të komentuara të sfidës në Tiranë.

Të fundit