Flash News

Ditari i Opozitës

"Meta, i burgosur politik", Berisha: Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

"Meta, i burgosur politik", Berisha: Rama po vazhdon me besnikëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar sot për vizitë ngushëllimi te Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili po mban vizita ngushëlluese për humbjen e babait të tij të ndjerë, Rexhep Meta, që u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Pas takimit mes tyre, Berisha foli për mediat teksa u pyet se kjo ishte hera e parë që ka komunikuar me Metën që pas arrestit të tij.  

Berisha tha se Meta është një i burgosur politik dhe për këtë bëri përgjegjës kryeministrin Rama.

Sali Berisha: Biseda ime ishte në mjedis të hapur dhe natyrisht gjatë kësaj kohe biseduam për aktin e turpshëm, se të mbash të burgosur politik vetëm nga frika dhe tmerri siç bën Edi Rama, është një akt për të cilin nuk mund të them gjë tjetër veçse vazhdon me përpikmëri dhe besnikëri rrugën e babait të vet.

 

Të fundit