Flash News

OPINEWS

Përse qeveria vetëm paratë e offshoreve investon në Shqipëri!

Përse qeveria vetëm paratë e offshoreve investon në

Petrit Vasili

Ne Shqiperi pas çdo sipermarrje te madhe private por per fat te keq edhe publike jane kompani te regjistruara ne offshore.
Biznesmenët, trafikantët e drogës apo armeve, mafiozët, të korruptuarit – një larmi njerëzish përdorin kompanitë offshore për të fshehur identitetet dhe aktivitetet e tyre.
Nderkohe shohim qe ne Shqiperi ne banka private, ne investime shume te medha, ne koncesione, ne tendera publike shfaqen pa pushim kompani te tilla fantazme, me persona fantazme, me para fantazma.
Pyetja e madhe qe lind natyrshem:
Shqiperia eshte ne Europe kontinentin me te zhvilluar te globit qe ka me dhjetra mijra kompani te njohura, me reputacion absolut, qe punojne prej dekadash te tera, po perse asnje prej tyre nuk eshte ne Shqiperi?
Persa gjithmone shfaqen kompanite offshore ne çdo rast kur behet fjale per shume para' ?
Perse qeveria ka frike nga kompanite me reputacion te larte dhe te njohur nderkombetarisht?
Perse nuk miratohen ligje per ti penguar keto kompani te dyshimta, qe te perfitojne fonde apo interesa publike?
Ashtu si tek inceneratoret edhe ne Zvernec, por edhe tek koncesione te rendesishme shfaqen gjithmone rrufeshem ustallaret e offshoreve.
Dezinfektimi i vetem i nje korrupsioni kaq te madh si ky qe ka pushtuar vendin eshte vetem trasparenca.
Por qeveria e cila eshte pjesmarrse dhe promovuese e aferave gjithnje e me te errta nuk e duron dot trasparencen ndaj adhuron kompanite offshore ku me sa duket eshte edhe vete brenda koke e kembe.

Të fundit