Flash News

E-TJERA

Minatorët e Bulqizës në protestë, kërkojnë përmirësim të kushteve të punës

Minatorët e Bulqizës në protestë, kërkojnë

Minatorët e Bulqizës kanë bojkotuar punën dhe kanë dalë në protestë, duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës në minierë.

Sipas tyre, kushtet aktuale në galeritë e kromit mbeten të vështira dhe të rrezikshme, ndërsa kërkesat kryesore lidhen edhe me garantimin e pagës së 13-të, të cilën ata pretendojnë se duhet ta marrin në mënyrë të plotë.

Minatorët e kanë konsideruar këtë si një të drejtë të munguar prej kohësh dhe kërkojnë reagim nga kompania që administron minierën e Bulqizës, “Yildirim Holding Group”, si dhe nga institucionet përgjegjëse për punën dhe sigurinë në miniera.

Të fundit