Flash News

E-TJERA

Trafik ndërkombëtar armësh, GJKKO dënon me 8 vite burg tre të pandehurit

Trafik ndërkombëtar armësh, GJKKO dënon me 8 vite burg tre

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për një çështje që lidhet me trafik armësh dhe municionesh drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku të pandehur ishin katër persona.

Pas shqyrtimit të dosjes me procedurë të gjykimit të shkurtuar, trupi gjykues vendosi dënimin e tre prej të akuzuarve, ndërsa njëri prej tyre u shpall i pafajshëm.

Sipas vendimit, Adulla Hoxhaj u shpall fajtor për tentativë trafikimi armësh dhe municionesh, pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal si dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve. Fillimisht ai u dënua me 13 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar u ul në 8 vite e 8 muaj heqje lirie.

Po ashtu, Admir Tutaj dhe Bojken Turtulli u shpallën fajtorë për trafikim armësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Gjykata i dënoi fillimisht me nga 12 vite burg secilin, por përfitimi nga gjykimi i shkurtuar solli uljen e dënimit në 8 vite burg për secilin.

Ndërkohë, Rifat Avdiaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat. Gjykata arsyetoi se nuk u provua përfshirja e tij në veprat penale për të cilat akuzohej, duke urdhëruar heqjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe lirimin e menjëhershëm të tij, nëse nuk mbahej për ndonjë shkak tjetër ligjor.

Të fundit