Flash News

E-TJERA

Identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën në Shëngjin

Identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën në

Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën në tragjedinë e ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, pasi u rrëmbyen nga dallgët e forta teksa po laheshin në det.

Viktimat janë Leonid Alia nga Fushë Kosova dhe Jetmir Çopa nga Prishtina. Sipas të dhënave, ata ndodheshin në plazh së bashku me tre shokë të tjerë kur u përfshinë nga rrymat e forta detare dhe nuk arritën të dilnin në breg.

Tre të rinjtë e tjerë u nxorën nga uji falë ndërhyrjes së qytetarëve me Jet Ski dhe shërbimeve të Policisë, ndërsa u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë që tronditi zonën turistike të Shëngjinit.

Të fundit