Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kontrasti në familjen Ruçi: babai mobilizon PS, djali flet për mungesë shteti

Kontrasti në familjen Ruçi: babai mobilizon PS, djali flet për

Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është nderuar në 35-vjetorin e Partisë Socialiste për kontributin e tij shumëvjeçar në parti, ku ka shfrytëzuar rastin për të dhënë një mesazh të fortë politik në mbështetje të kryeministrit Edi Rama.

Ruçi u bëri thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste që të ruajnë lidhjen e fortë me partinë dhe të mbështesin vizionin e Ramës për vendin, duke theksuar se fitorja në zgjedhjet e vitit 2029 është e sigurt dhe se Shqipëria mund të arrijë integrimin në Bashkimin Europian në vitin 2030.

Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e vazhdimësisë politike dhe angazhimit të strukturave të PS-së, duke e cilësuar mbështetjen për Ramën si vendimtare për të ardhmen e vendit.

Megjithatë, në kontrast me këtë qëndrim politik, në familjen Ruçi janë shfaqur edhe zëra të ndryshëm. Djali i tij, Ledio Ruçi, ka publikuar një mesazh kritik në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime për gjendjen e shtetit.

Kontrasti në familjen Ruçi: babai mobilizon PS, djali flet për

Të fundit