Flash News

E-TJERA

“Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel”, vogëlushja e përlotur mesazh Ramës nga protesta

“Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel”,

Pamje emocionale janë regjistruar gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku qytetarë të ndryshëm kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projekteve qeveritare që rrezikojnë mjedisin dhe biodiversitetin.

Gjatë tubimit, një protestues mbajti një fjalim kritik ndaj qeverisë Rama, ndërsa në krah të tij vajza u përlot, duke krijuar një moment prekës për të pranishmit.

Vogëlushja u ngjit në podium dhe mes brohoritjeve të turmës, tha: “Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel.”

Protestuesit përdorën edhe thirrje simbolike dhe ironike drejtuar kryeministrit, përfshirë mesazhe që lidhen me mbrojtjen e natyrës dhe zonave të ndjeshme mjedisore. Ata kërkuan më shumë transparencë dhe ndalimin e projekteve që, sipas tyre, dëmtojnë biodiversitetin.

Të fundit