Flash News

E-TJERA

Tragjedia në Shëngjin, humbin jetën 2 të rinj nga Kosova, 3 të tjerë përfundojnë në spital

Tragjedia në Shëngjin, humbin jetën 2 të rinj nga Kosova, 3

Policia ka zbardhur detaje nga tragjedia e ndodhur në plazhin e Shëngjinit, në Ranën e Hedhun, ku 5 të rinj nga Kosova të cilët kishin hyrë për t’u larë u rrëmbyen nga dallgët.

Sipas njoftimit zyrtar, fillimisht disa prej tyre kanë hasur vështirësi në det si pasojë e kushteve të përkeqësuara dhe erës së fortë, duke rrezikuar mbytjen.

Dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa 5 të tjerët ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, disa shtetas që ishin futur në det për t’u larë, si pasojë e dallgëve të shkaktuara nga era e fortë, ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin të mbyteshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe ato të emergjencës.

Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore.

Sipas informacionit paraprak nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, 2 prej shtetasve kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.

Të fundit