Flash News

E-TJERA

Shqipëria sfidon Izraelin në debutimin e Maran, kuqezinjtë me mungesa të rëndësishme

Shqipëria sfidon Izraelin në debutimin e Maran, kuqezinjtë me

Kombëtarja shqiptare përballet sonte në orën 20:00 me Izraelin në një ndeshje miqësore, e para e këtij lloji mes dy përfaqësueseve pas gjashtë dueleve zyrtare të luajtura më herët.

Sfida shënon debutimin e trajnerit të ri, Rolando Maran, i cili ka grumbulluar për herë të parë Luis Hasën dhe Pano Qirkon në ekipin A.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë me mungesa të rëndësishme si Tomas Strakosha, Ernest Muçi dhe Rey Manaj, ndërsa trajneri italian ka pasur vetëm dy ditë në dispozicion për të punuar me grupin.

Shqipëria sfidon Izraelin në debutimin e Maran, kuqezinjtë me

Nga ana tjetër, Izraeli do të drejtohet nga ndihmësi Gal Cohen, pasi trajneri i parë mungon.

Për ndeshjen janë marrë masa të rrepta sigurie, me kontrolle të shtuara rreth stadiumit dhe bllokim të disa rrugëve përreth arenës sportive.

Të fundit