Flash News

E-TJERA

33 gradë celcius në disa zona, si parashikohet moti sot

33 gradë celcius në disa zona, si parashikohet moti sot

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare.

Në zonën e veriut dhe në relievet malore në lindje prej orëve të mesditës vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët.

Në malësitë e kësaj zone dhe në mënyrë të izoluar reshjet në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

Të fundit