Flash News
Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
“Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel”, vogëlushja e përlotur mesazh Ramës nga protesta
Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë gardhin metalik
Tragjedia në Shëngjin, humbin jetën 2 të rinj nga Kosova, 3 të tjerë përfundojnë në spital
U futën për t'u larë, 4 të rinj rrëmbehen nga dallgët te 'Rana e Hedhun', dyshohet për viktima
‘1 mln lekë për të futur një celular në burg’, Beci: Kontrolle ‘blic’ për t'i sekuestruar

Implementimi i regjimit të ashpër "41 bis" në Shqipëri duket se nuk ka arritur të ndalojë aktivitetin kriminal brenda qelive.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv nën moderimin e Flavio Qarrit, ish prokurori Eugen Beci shprehet se edhe pse qëllimi kryesor i këtij izolimi është shkëputja e personave me rrezikshmëri të lartë nga bashkëpunëtorët e tyre jashtë, realiteti tregon një tablo krejt tjetër të sistemit penitenciar në vend.
Sipas tij, të dënuarit jo vetëm që vazhdojnë të komunikojnë pa pengesa me botën e jashtme, por organizojnë trafiqe ndërkombëtare droge dhe japin porosi për vrasje e plagosje direkt nga dhomat e burgut.
Beci shton se siguria në burgje ka degraduar deri në atë pikë sa organizohen festa, mbledhje, një kaos i vërtetë, që sipas tij e kthejnë infrastrukturën e vuajtjes së dënimit në një "Dubai" të dytë për kriminelët.
Por futja e sendeve të ndaluara është kthyer në një biznes fitimprurës, shton ndër të tjera ish prokurori, duke folur me shifra për futjen e një aparati celular brenda burgut.
Skema korruptive thellohet kur punonjësit, për të gjeneruar të ardhura të reja, zhvillojnë kontrolle "blic" për të sekuestruar telefonat, me qëllimin e vetëm për t'i rishtur ata sërish tek të burgosurit për të njëjtën vlerë.
Duke kopjuar atë praktikën po themi më të mirë italiane duke e quajtur 41 bis, po është një izolim i tejkaluar tashmë. Nuk e dimë se çfarë rezultatesh konkrete ka dhënë, por që të jemi më të saktë, ky lloj regjimi duke patur në konsideratë faktin që ka dy qëllime kryesore: të izolojë personin që të mos krijojë probleme në sistemin penitenciar, dhe e dyta dhe më kryesorja është që ta izolojë personin nga tërë veprimtaria e tij kriminale e cila mund të zhvillohet dhe brenda burgut. Pjesa e parë mbase, e shohim që nuk është realizuar. Pjesa e parë e ruajtjes së rendit dhe sigurisë në tërë sistemin e burgjeve në Shqipëri. Dalin video, dalin problematika, dalin situata nga më të ndryshmet.
Ndërsa për pjesën e dytë nuk di të them, por ka patur shumë raste kur ne kemi krijuar hetime të plota proaktive nga persona që ishin brenda burgut, komunikonin, zhvillonin aktivitetin e tyre kriminal, madje bënin dhe trafik droge nga burgu, për të mos thënë porositë që japin për vrasje, plagosje, të cilat janë kthyer në normalitet nga porositë që vijnë nga burgu, por mbi të gjitha ata e kishin sistemin e infrastrukturës aq të mirë në burg, sa mund të drejtonin pa merak, pa problem një trafik droge ndërkombëtar. Siç e bëjnë çunat në Dubai, e bëjnë çunat në burg sot, këtë situatë.
Prandaj, duke patur në konsideratë qëllimin që ka izolimi i personave, duhet të shohim a është realizuar ky qëllim apo jo? Apo ka mbetur thjesht si një lloj ndëshkimi, si një lloj hakmarrje. E vërteta është që ligji duhet të mos jetë hakmarrës, ligji duhet të jetë proporcional në zbatim të lirive dhe të drejtave të njeriut, por duke realizuar qëllimin e vërtetë të tij. Ta izolosh personin, dhe izolimi është maksimal në rast se futesh në një regjim të tillë të posaçëm. Ngrihet një komision i cili vlerëson rrezikshmërinë shoqërore, faktin që personi mund të zhvillojë akoma aktivitet kriminal dhe ajo që thashë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë brenda sistemit të burgjev.
Sepse kemi parë kohët e fundit, kemi parë kohët e fundit që persona të rrezikshëm jo vetëm që mund të vazhdojnë veprimtarinë kriminale jashtë nëpërmjet telefonave, por krijojnë një kaos brenda burgut. Krijojnë një kaos brenda burgut, bëjnë party, bëjnë mbledhje, bëjnë konsultime dhe të gjitha këto elementë duket se e shkatërrojnë regjimin e burgjeve. Dhe po të vini re, në çdo kontroll që është bërë herë pas here në sistemin e burgjeve, në burgun e sigurisë së lartë apo dhe në burgjet e sigurisë së zakonshme, gjithmonë ka probleme. Gjithmonë gjenden telefona.
Gjithmonë gjenden telefona dhe e çuditshmja është se sa herë ndërrohen administratat e burgjeve, aq herë bëhen kontrolle dhe aq herë gjenden sende të kundërligjshme. Kjo do të thotë që duket sikur sistemi i burgjeve nuk ka nevojë për kontrolle blic, ka nevojë për një infrastrukturë, për një strukturë të ngritur e cila patjetër duhet të luftojë së pari korrupsionin brenda burgjeve, sepse e dimë shumë mirë që kontrollet bëhen sikur merren këto telefona dhe të futen telefona të tjerë dhe të riqarkullojë paraja, të ketë korrupsion të mëtejshëm. Domethënë në rast se ti fut një telefon me 1 milion lekë të vjetra, kalon një muaj, dy muaj, administratës së burgjeve i duhen lekë, i fusin një kontroll, i marrin telefonin dhe i do fusi telefonin prapë. Dhe ja u morën dhe 1 milion lekë të tjera. Kaq e thjeshtë duket sikur bëhet situata.
Nuk ka logjikë në rast se ti bën kontrolle të forta, bën kontrolle jo sporadike, po jo të papritura, por bën kontrolle të cilat janë të vazhdueshme... përpos kësaj rregullon sistemin brenda, rregullon çdo element të sigurisë, mund të të ketë dalë situata nga kontrolli në një moment, mund të kesh burgun e Peqinit me festa, mund të kesh burgun e Reçit me, me situata eskortash të paparashikuara, por ti kur ndërhyn, ndërhyn në mënyrë masive, krijon një kontroll dhe pastaj merr masat që mos shkosh pas tre muajsh prapë të gjesh të njëjtën situatë. Po merr masat, e zeron situatën dhe pastaj vazhdon me rendin dhe sigurinë brenda burgjeve.
Një menaxhim normal. Dhe menaxhimi normal ka të bëjë me luftë kundër korrupsionit brenda burgjeve, me trajtimin më të mirë të gardianëve po themi, brenda burgjeve, trajtim financiar, trajtim sa më dinjitoz dhe për ta, sepse burgun e bëjnë bashkë me të burgosurit dhe ata. Dhe sigurisht që duke vajtur në fund fare pastaj, në rast se kemi tërë shoqërinë, në rast se kemi punonjës të policisë së shtetit të korruptuar, në rast se kemi prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar, në rast se kemi ekzekutiv të korruptuar, tani pse çuditemi që kemi dhe gardianë të korruptuar.
Të fundit
‘Air Albania’ paditet për qiratë e avionëve, qeveria Rama dyshime se po paguan borxhet
3 Qershor 2026, 22:42
Tension në “Air Albania” pas golit të Izraelit, Hysaj përplaset me Gloukh
3 Qershor 2026, 22:21
Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
3 Qershor 2026, 22:01
Këlliçi: Rama është sot një Kryeministër i ezauruar totalisht
3 Qershor 2026, 21:38
Costa porosit liderët: BE-ja s’mund të bëjë detyrat e shtëpisë të Kosovës
3 Qershor 2026, 21:16
6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor
3 Qershor 2026, 20:56
Tifozët kuqezinj fërshëllejnë himnin izraelit
3 Qershor 2026, 20:34
"Jep dorëheqjen, duam revolucion", qytetarët me thirrje poshtë zyrës së Ramës
3 Qershor 2026, 19:58
Identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën në Shëngjin
3 Qershor 2026, 19:43
Publikohen formacionet zyrtare të miqësores Shqipëri-Izrael
3 Qershor 2026, 19:18
Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë gardhin metalik
3 Qershor 2026, 18:59
Profesionet më të mira për kohë të lirë dhe më pak stres
3 Qershor 2026, 18:48
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton Shkëndijën e Tetovës nga Kupa
3 Qershor 2026, 18:16
Goditje për Brojën, vlera e tij në “Transfermarkt” zbret në 5 milionë euro
3 Qershor 2026, 17:53
Minatorët e Bulqizës në protestë, kërkojnë përmirësim të kushteve të punës
3 Qershor 2026, 17:29
Trafik ndërkombëtar armësh, GJKKO dënon me 8 vite burg tre të pandehurit
3 Qershor 2026, 16:55
Trump pranon përplasjen me Netanyahun: I kërkova të ndalonte përshkallëzimin në Liban
3 Qershor 2026, 16:30
Deri në vitin 2030, 45% e grave pritet të jenë beqare dhe pa fëmijë
3 Qershor 2026, 16:19
Grabitja në bankë/ Zbardhet rrëfimi i rojes së arrestuar: Isha në banjo...
3 Qershor 2026, 16:01
Alarm te kuqezinjtë! Uzuni rrezikon sfidën ndaj Izraelit
3 Qershor 2026, 15:52
Dy persona u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Përmet, policia jep detaje
3 Qershor 2026, 15:35
Vala e të nxehtit nuk kursen Spanjën, 101 persona humbën jetën vetëm gjatë majit
3 Qershor 2026, 15:09
Seanca për të pandehurit e dosjes Veliaj, SPAK jep pretencën
3 Qershor 2026, 14:56
Bulqizë/ Minatorët bojkotojnë punën: Kërkojmë përmirësimin e kushteve dhe pagën e 13-të
3 Qershor 2026, 14:42
Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për Mario Përlleshajn
3 Qershor 2026, 14:18
A mund të vjedhin hakerat gjurmët e gishtërinjve nga fotot në rrjetet sociale?
3 Qershor 2026, 14:02
Shpërthim në Përmet, plagosen rëndë dy persona, njëri me urgjencë drejt Tiranës
3 Qershor 2026, 13:41
Kontrasti në familjen Ruçi: babai mobilizon PS, djali flet për mungesë shteti
3 Qershor 2026, 13:36
Berlini sinjalizon hapjen e bisedimeve Evropë-Rusi për Ukrainën
3 Qershor 2026, 13:27
Shpërthime në terminalin e naftës, pamjet nga sulmi në Shën Petersburg
3 Qershor 2026, 13:01
CNN: Armëpushimi SHBA-Iran po sforcohet, rriten sërish çmimet e naftës
3 Qershor 2026, 12:42
Shqipëria sfidon Izraelin në debutimin e Maran, kuqezinjtë me mungesa të rëndësishme
3 Qershor 2026, 12:25
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
3 Qershor 2026, 12:13
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
3 Qershor 2026, 12:11
"Meta, i burgosur politik", Berisha: Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet
3 Qershor 2026, 11:51
Berisha për procesin ndaj Metës: Farsë politike e urdhëruar nga Rama
3 Qershor 2026, 11:36
Aksident në Levan-Tepelenë, makina përfundon në kanal
3 Qershor 2026, 11:16
Meta lë sërish qelinë, do të presë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të babait të tij
3 Qershor 2026, 10:44
SPAK kërkon 14 vite burg për “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakullë
3 Qershor 2026, 10:28
Antonio Costa sot në Kosovë, takon Haxhiun, Kurtin dhe krerët partiakë
3 Qershor 2026, 10:18
Horoskopi 3 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
3 Qershor 2026, 09:51
Traumat në fëmijëri lënë gjurmë në tru
3 Qershor 2026, 09:34
Grabitja e bankës në Tiranë, arrestohet roja: Nuk veproi për të neutralizuar grabitësin
3 Qershor 2026, 09:23
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
3 Qershor 2026, 08:25
Shënim i gjatë për ata që nuk i zë leximi
3 Qershor 2026, 08:03
33 gradë celcius në disa zona, si parashikohet moti sot
3 Qershor 2026, 07:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Qershor 2026, 07:01
Profesori amerikan: Prioriteti i SHBA për Shqipërinë mbetet siguria dhe shteti ligjor
2 Qershor 2026, 23:01
Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja
2 Qershor 2026, 20:39
Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në BE
2 Qershor 2026, 18:55
Përse qeveria vetëm paratë e offshoreve investon në Shqipëri!
2 Qershor 2026, 17:11
“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur
2 Qershor 2026, 16:30
Hakerimi i email-ve të prokurorëve të SPAK, refuzohet prezenca e gazetarëve në gjyq
2 Qershor 2026, 15:37
Gjermania e shqetësuar për varfërinë, të moshuarit janë më të prekurit!
2 Qershor 2026, 15:16
Pentagoni kufizon aksesin e mediave në zyrën e shtypit
2 Qershor 2026, 14:48
Shqipëria e humb “kurorën” e rritjes më të lartë të netqëndrimeve turistike në Europë
2 Qershor 2026, 14:40
6 mënyra si rrjetet sociale mund të zbulojnë një narcist
2 Qershor 2026, 14:30
Itali, kamionisti shqiptar humb jetën në portin e Ankonës
2 Qershor 2026, 14:22
Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar grabiti 10-15 mijë paund
2 Qershor 2026, 14:03
SHBA: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme
2 Qershor 2026, 13:50
Aksident në Luginën e Patokut, plagoset rëndë drejtuesi i motorit
2 Qershor 2026, 13:39
GJK bllokoi hetimin e “McGonigal”, Berisha: Porosi e Ramës, do ta çojmë në Strasburg
2 Qershor 2026, 13:28
Bordi i Transparencës “vulos” çmimet e reja të naftës dhe benzinës
2 Qershor 2026, 13:17
Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë
2 Qershor 2026, 13:05