Flash News

E-TJERA

Makina përplas motorin në aksin Laç–Patok, humb jetën drejtuesi, arrestohet shoferja 33-vjeçare

Makina përplas motorin në aksin Laç–Patok, humb

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Laç–Patok, ku një automjet është përplasur me një ciklomotor.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i ciklomotorit, 37-vjeçari L.T., ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesen e automjetit, një 33-vjeçare nga Fushë-Kuqja, e dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

NJOFTIMI
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen A. S., 33 vjeçe, banuese në fshatin Grëz, Fushë-Kuqe, Kurbin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Rreth orës 13:00, të datës 02.06.2026, në aksin rrugor Laç–Patok, automjeti që drejtonte 33-vjeçarja është përplasur me një ciklomotor, me drejtues shtetasin L. T., 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. T. u dëmtua rëndë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku, rreth orës 18:40, ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit