Flash News
Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
“Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel”, vogëlushja e përlotur mesazh Ramës nga protesta
Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë gardhin metalik
Tragjedia në Shëngjin, humbin jetën 2 të rinj nga Kosova, 3 të tjerë përfundojnë në spital
U futën për t'u larë, 4 të rinj rrëmbehen nga dallgët te 'Rana e Hedhun', dyshohet për viktima
‘Air Albania’ paditet për qiratë e avionëve, qeveria Rama dyshime se po paguan borxhet

Borxhet ndaj kompanive shqiptare u fshehën, pasi kryeministri kontrollon jo vetëm Qendrën Kombëtare të Biznesit, por edhe gjykatat në vend. Por nëse vetëm një kompani shiptare ka deklaruar se Air Albania I ka plotë 4.7 milionë euro borxhe, ato ndaj kompanive të huaja, kryesisht kompanive që ka marrë avion me qira, shkojnë në disa dhjetëra milionë euro. Në vijim plug do të zbardh të dhëna eksluzive që tregojnë se Air Albania është sot në disa procese gjyqësore me kompani të cilave u mori borxh “Lasgushin”, “Migjenin”, “Ismailin” apo “NAimin”. Ndryshe nga rasti shqiptar, ku qeveria u mbylli gojën me pahir kompanive vendase, në rastin e gjyqeve ndërkombëtare, qeveria po ndjek një strategji të re. po paguan dhjetëra milionë euro në heshtje, ndërsa jo zyrtarisht Air Albania është pa krah, nuk fluturon më…
Plug ka zbuluar të dhëna të tjera, të cilat krijojnë një ide sesa është borxhi që Air Albania u ka kompanive ku ka marrë me qira avionët për të kryer operimin për transportin e udhëtarëve. Studio ligjore Chamber and Partners, ka një njoftim të vitit 2023 ku njofton se ka këshilluar kompaninën Gat Aircraft And Engine Leasing Limited që t`I japë me qira kompanisë “Air Albania” dy avionë Airbus A320-200 neo. Marrëveshja është ndërmjetësuar nga dy përfaqësues të Chambers & Partners, Alban Caushi dhe Anisa Rrumbullaku.
CHAMBERS & PARTNERS
CR Partners në bashkëpunim me Karanović & Partners kanë këshilluar GAT Aircraft and Engine Leasing Limited në lidhje me marrëveshjet e qirasë së avionëve që kompania nënshkroi së bashku me Air Albania shpk. Anëtarët e ekipit tonë, Partnerët Alban Caushi dhe Anisa Rrumbullaku, ndihmuan qiradhënësin në shqyrtimin e CP-ve të marrëveshjeve të qirasë dhe këshilluan mbi paraqitjet e nevojshme lokale që duhet të bëhen në Shqipëri në lidhje me regjistrimin e avionëve dhe procesin e çregjistrimit të dy avionëve Airbus A320-200.
Plug zbuloi më tej, se marrëveshja mes Air Albania dhe Gat Aircraft And Engine Leasing Limited, është nënshkruar në vitin 2023. Sipas njoftimit të bërë nga vet kompania me seli në Irlandë, avionët Airbus A320 janë dorëzuar që në tremujorin e parë të vitit 2023. Ndërsa kompania thekson se marrëveshja e bërë me “Air Albania” është për periudhë afatgjatë.
GA TELELESIS
GA Telesis, LLC (“GAT”) njofton dorëzimin e dy avionëve A320 me qira afatgjatë për Air Albania. Avionët janë pjesë e flotës në pronësi të GA Telesis dhe iu dorëzuan Air Albania në tremujorin e parë të vitit.
Në njoftimet publike nuk jepen të dhëna mbi kostot e marrëveshjes, pasi ato natyrshëm janë konfidenciale. Megjithatë, disa faqe të specializuara të udhëtimeve ajrore, orientojnë Plug se kosto mujore për një avion, të modelit Airbus A320, shkon deri në 400 mijë dollar në muaj.
Sipas ëebsitet iba.aero, qiraja e një avionic Airbus A320 neo vlerësohej në vitin 2024 në 400 mijë dollar në muaj I marrë me qira.
IBA AERO
Tarifat e qirasë në treg për avionët me trup të ngushtë kanë mbetur të qëndrueshme në tremujorin e fundit, pas një rritjeje të ndjeshme në gjysmën e dytë të vitit 2023. Tarifa e qirasë në treg për një Airbus A320neo të ri dhe Boeing 737 MAX 8 është rreth 400,000 dollarë në muaj, ndërsa për A321NX është rreth 460,000 dollarë.
Duke iu referuar këtyre shifrave, për vetëm një vit, qiraja e dy avionëve Airbus A320 që kompania “Air Albania” ka marrë te kompania Gat Aircraft, ka kushtuar minimalisht 9.6 milion euro. Ndërsa nëse e llogarisim për tre vjet, kjo shifër ka shkuar në rreth 30 milionë euro. Thënë më thjesht, për vetëm dy avionë të marrë me qira, Sinan Idrizi do të duhet t`I paguante kompanisë Irlandeze rreth 30 milionë euro për vitet 2023, 2024 dhe 2025. Por kompania shqiptare nuk I është përmbajtur marrëveshjes dhe për këtë arsye kontrata ka përfunduar në gjykatë, Plug zbulon se kompania Gat Aircraft And Engine Leasing Limited në datën 4 gusht 2025 ka paditur në një gjykatë arbitrazhi kompaninë “Air Albania” për shlyerjen e detyrimeve të qirasë së avionevë Airbus. Deri 17 shkurt janë zhvilluar disa seanca gjyqësore, ndërsa çështja është ende në process.
Lajmi i padisë është bërë publik fillimisht nga Ch-Aviation, një portal zvicerian i specializuar në lajmet e aviacionit. Portali zvicerian ka kontaktuar edhe palët për këtë zhvillim.
GA Telesis refuzoi të komentonte mbi procedurat ligjore në vazhdim, ndërsa Air Albania dhe Turkish Airlines nuk iu përgjigjën kërkesave të përsëritura të ch-aviation për koment. Turkish Airlines mban një pjesë prej 49% të aksioneve në Air Albania. Të dhënat e Flightradar24 tregojnë se ZA-ASM është parkuar në Aeroportin e Stambollit që nga 6 gushti, pak pasi GA Telesis ngriti padinë. Disa media shqiptare raportuan se avioni ishte konfiskuar, megjithëse ch-aviation nuk mundi t'i verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime. Ndërkohë, avioni ZA-MMK është pezulluar në Aeroportin e Stambollit që nga 22 korriku 2024.
Jo vetëm kompania amerikane nga Florida me seli në Irlandë, por Plug zbardh ekskluzivisht se ndaj Air Albania është ngritur një tjetër padi në arbitrazh. Kompania Airline GEO SKY LLC gjithashtu kërkon nga “Air Albania” që t`I paguajë qiranë për një avion model Boeing 737. Padia është regjistruar në 25 mars 2025, ndërsa seanca e dëgjimit është mbajtur në 30 janar 2026 para Gjykatës së Lartë të Anglisë dhe Uellsit.
Në njoftimin e gjykatës nuk jepen detaje për vendimin. Por Plug zbardhi një artikull të faqes së Zyrës ligjore “Horizon”, e specializuar për çështje të aeronautikës, transportit dhe energjisë. Sipas faqes së kësaj zyre ligjore, në një njoftim të publikuar në 30 prill 2026, rezulton se Air Albania ka pranuar para gjykatës borxhin ndaj shoqërisë Airline Geo Sky LLC, madje theksohet se ka kryer dhe një pagesë të pjesësshme të këtij borxhi.
HORIZON
Airline Geo Sky LLC (“Geo Sky“) kërkoi gjykim të shkurtuar në lidhje me kërkesën e saj për qira të papaguar sipas një marrëveshjeje qiraje të njomë për një Boeing 737. I Padituri, Air Albania, nuk e kundërshtoi qiranë e papaguar dhe dy herë pranoi se borxhi ishte i detyrueshëm dhe madje bëri një pagesë të pjesshme. Air Albania nuk udhëzoi këshilltarin ligjor për të mbrojtur kërkesën për gjykim të shkurtuar. Përveç borxhit themelor dhe interesit, Gjykata konfirmoi gjithashtu se Geo Sky mund të zbatonte një dëmshpërblim në marrëveshjen e qirasë dhe të rikuperonte shpenzimet ligjore që kishte pasur në lidhje me borxhin e detyrueshëm sipas marrëveshjes së qirasë. Gjykata i akordoi këto shpenzime të plota (duke përfshirë tarifat e avokatit vendas shqiptar), duke vënë në dukje se një dëmshpërblim kontraktual në lidhje me shpenzimet nuk kërkon të njëjtin vlerësim të "arsyeshmërisë" siç zbatohet për rikuperimin e shpenzimeve sipas Rregullave të Procedurës Civile.
Shoqëria Airline Geo Sky LLC nuk deklaron të dhëna mbi kohën kur është nëshkruar kontrata e qirasë me Air Albania dhe sesa ka qenë afati I saj. Megjithatë, Plug ka zbuluar një deklaratë të Belinda Ballukut, të vitit 2019, e cila njoftonte në atë kohë se avionic Boeing 737 ka mbajtur emrin “Migjeni” dhe ka ardhur në Shqipëri më 30 shtator 2019.
Edhe ky model, sipas të dhënave që gjenden në faqe të specializuara të aeronautikës, ka një qira mujore prej rreth 400 mijë dollarësh.
Por teksa në gjykatat e huaja, kanë nisur paditë ku kompanitë e huaja I kërkojnë “Air Albania” dhjetëra milionë euro detyrime të papaguara, duket se këto para do t`I paguajnë qytetarët shqiptarë. Portali zviceran I specializuar për aeronautiëkn Ch Aviation, shkruante më 19 mars, se qeveria shqiptare kishte marrë përsipër të paguante 40 milionë euro, apo një pjesë të borxhit prej 100 milionë eurosh që “Air Albania” u kishte palëve të treta për qira avionësh, tarifa aeroportuale apo ushqim.
CH AVIATION
Qeveria shqiptare nisi një plan shpëtimi prej 40 milionë dollarësh për të shpëtuar transportuesin kombëtar. Ky veprim vjen pasi Turkish Airlines u tërhoq dhe shiti 49% të aksioneve të saj në fund të vitit 2025, gjë që çoi në grumbullimin e rreth 100 milionë eurove borxh nga linja ajrore dhe më pas në heqjen dorë nga Certifikata e Operatorit Ajror. Përpjekjet e qeverisë për të shpëtuar situatën përfshijnë: Shpëtimi prej 40 milionë dollarësh: I drejtuar nga zyra e Kryeministrit për të shlyer detyrimet e prapambetura. Supozimi i Borxhit: Qeveria po shqyrton marrjen përsipër të një pjese të borxhit total prej 100 milionë eurosh të linjës ajrore ndaj furnizuesve, tarifave të aeroportit dhe qiradhënësve.
Më 21 mars 2026, edhe portali Aero Telegraph, shkruante se qeveria shqiptare ka marrë përsipër të paguajë 35 milionë euro detyrime të prapambetura të “Air Albania”, me qëllim që kompania e falimentuar tashmë të shmang gjyqet ndërkombëtare të arbitrazhit.
AERO TELEHGRAPH
Qeveria shqiptare po shqyrton marrjen përsipër të një pjese të borxheve të linjës ajrore të falimentuar. Kjo rrjedh nga detyrime të papaguara prej afërsisht 100 milionë eurosh, duke përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin dhe shërbimin e ushqimit, sipas raportimeve të mediave lokale. Për të shmangur procedurat ligjore, shteti mund të marrë përsipër rreth 35 milionë euro. Këto fonde do të përdoren posaçërisht për të zgjidhur pretendimet kundër Air Albania nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Shlyerja ndaj shtetit është planifikuar për një afat të gjatë.
Madje, më herët, sipas një njoftimi të bërë nga një zyrë ligjore për gjyqin që Air Albania kishte zhvilluar me një nga kompanitë ajorore ndaj të cilës kishte marrë avion me qira, u zbulua gjithashtu se ndaj kësaj kompanie ishte paguar një pjesë e borxhit gjatë fillimit të këtij viti. Deri më tani nuk dihet shuma e paguar, por të dhënat që plug do të tregojë në vijim ngrenë dyshime të forta se paratë janë paguar nga taksapguesit shqiptarë./ Syri Tv
Të fundit
‘Air Albania’ paditet për qiratë e avionëve, qeveria Rama dyshime se po paguan borxhet
3 Qershor 2026, 22:42
Tension në “Air Albania” pas golit të Izraelit, Hysaj përplaset me Gloukh
3 Qershor 2026, 22:21
Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
3 Qershor 2026, 22:01
Këlliçi: Rama është sot një Kryeministër i ezauruar totalisht
3 Qershor 2026, 21:38
Costa porosit liderët: BE-ja s’mund të bëjë detyrat e shtëpisë të Kosovës
3 Qershor 2026, 21:16
6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor
3 Qershor 2026, 20:56
Tifozët kuqezinj fërshëllejnë himnin izraelit
3 Qershor 2026, 20:34
"Jep dorëheqjen, duam revolucion", qytetarët me thirrje poshtë zyrës së Ramës
3 Qershor 2026, 19:58
Identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën në Shëngjin
3 Qershor 2026, 19:43
Publikohen formacionet zyrtare të miqësores Shqipëri-Izrael
3 Qershor 2026, 19:18
Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë gardhin metalik
3 Qershor 2026, 18:59
Profesionet më të mira për kohë të lirë dhe më pak stres
3 Qershor 2026, 18:48
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton Shkëndijën e Tetovës nga Kupa
3 Qershor 2026, 18:16
Goditje për Brojën, vlera e tij në “Transfermarkt” zbret në 5 milionë euro
3 Qershor 2026, 17:53
Minatorët e Bulqizës në protestë, kërkojnë përmirësim të kushteve të punës
3 Qershor 2026, 17:29
Trafik ndërkombëtar armësh, GJKKO dënon me 8 vite burg tre të pandehurit
3 Qershor 2026, 16:55
Trump pranon përplasjen me Netanyahun: I kërkova të ndalonte përshkallëzimin në Liban
3 Qershor 2026, 16:30
Deri në vitin 2030, 45% e grave pritet të jenë beqare dhe pa fëmijë
3 Qershor 2026, 16:19
Grabitja në bankë/ Zbardhet rrëfimi i rojes së arrestuar: Isha në banjo...
3 Qershor 2026, 16:01
Alarm te kuqezinjtë! Uzuni rrezikon sfidën ndaj Izraelit
3 Qershor 2026, 15:52
Dy persona u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Përmet, policia jep detaje
3 Qershor 2026, 15:35
Vala e të nxehtit nuk kursen Spanjën, 101 persona humbën jetën vetëm gjatë majit
3 Qershor 2026, 15:09
Seanca për të pandehurit e dosjes Veliaj, SPAK jep pretencën
3 Qershor 2026, 14:56
Bulqizë/ Minatorët bojkotojnë punën: Kërkojmë përmirësimin e kushteve dhe pagën e 13-të
3 Qershor 2026, 14:42
Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për Mario Përlleshajn
3 Qershor 2026, 14:18
A mund të vjedhin hakerat gjurmët e gishtërinjve nga fotot në rrjetet sociale?
3 Qershor 2026, 14:02
Shpërthim në Përmet, plagosen rëndë dy persona, njëri me urgjencë drejt Tiranës
3 Qershor 2026, 13:41
Kontrasti në familjen Ruçi: babai mobilizon PS, djali flet për mungesë shteti
3 Qershor 2026, 13:36
Berlini sinjalizon hapjen e bisedimeve Evropë-Rusi për Ukrainën
3 Qershor 2026, 13:27
Shpërthime në terminalin e naftës, pamjet nga sulmi në Shën Petersburg
3 Qershor 2026, 13:01
CNN: Armëpushimi SHBA-Iran po sforcohet, rriten sërish çmimet e naftës
3 Qershor 2026, 12:42
Shqipëria sfidon Izraelin në debutimin e Maran, kuqezinjtë me mungesa të rëndësishme
3 Qershor 2026, 12:25
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
3 Qershor 2026, 12:13
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
3 Qershor 2026, 12:11
"Meta, i burgosur politik", Berisha: Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet
3 Qershor 2026, 11:51
Berisha për procesin ndaj Metës: Farsë politike e urdhëruar nga Rama
3 Qershor 2026, 11:36
Aksident në Levan-Tepelenë, makina përfundon në kanal
3 Qershor 2026, 11:16
Meta lë sërish qelinë, do të presë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të babait të tij
3 Qershor 2026, 10:44
SPAK kërkon 14 vite burg për “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakullë
3 Qershor 2026, 10:28
Antonio Costa sot në Kosovë, takon Haxhiun, Kurtin dhe krerët partiakë
3 Qershor 2026, 10:18
Horoskopi 3 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
3 Qershor 2026, 09:51
Traumat në fëmijëri lënë gjurmë në tru
3 Qershor 2026, 09:34
Grabitja e bankës në Tiranë, arrestohet roja: Nuk veproi për të neutralizuar grabitësin
3 Qershor 2026, 09:23
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
3 Qershor 2026, 08:25
Shënim i gjatë për ata që nuk i zë leximi
3 Qershor 2026, 08:03
33 gradë celcius në disa zona, si parashikohet moti sot
3 Qershor 2026, 07:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Qershor 2026, 07:01
Profesori amerikan: Prioriteti i SHBA për Shqipërinë mbetet siguria dhe shteti ligjor
2 Qershor 2026, 23:01
Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja
2 Qershor 2026, 20:39
Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në BE
2 Qershor 2026, 18:55
Përse qeveria vetëm paratë e offshoreve investon në Shqipëri!
2 Qershor 2026, 17:11
“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur
2 Qershor 2026, 16:30
Hakerimi i email-ve të prokurorëve të SPAK, refuzohet prezenca e gazetarëve në gjyq
2 Qershor 2026, 15:37
Gjermania e shqetësuar për varfërinë, të moshuarit janë më të prekurit!
2 Qershor 2026, 15:16
Pentagoni kufizon aksesin e mediave në zyrën e shtypit
2 Qershor 2026, 14:48
Shqipëria e humb “kurorën” e rritjes më të lartë të netqëndrimeve turistike në Europë
2 Qershor 2026, 14:40
6 mënyra si rrjetet sociale mund të zbulojnë një narcist
2 Qershor 2026, 14:30
Itali, kamionisti shqiptar humb jetën në portin e Ankonës
2 Qershor 2026, 14:22
Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar grabiti 10-15 mijë paund
2 Qershor 2026, 14:03
SHBA: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme
2 Qershor 2026, 13:50
Aksident në Luginën e Patokut, plagoset rëndë drejtuesi i motorit
2 Qershor 2026, 13:39
GJK bllokoi hetimin e “McGonigal”, Berisha: Porosi e Ramës, do ta çojmë në Strasburg
2 Qershor 2026, 13:28
Bordi i Transparencës “vulos” çmimet e reja të naftës dhe benzinës
2 Qershor 2026, 13:17
Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë
2 Qershor 2026, 13:05