Flash News

E-TJERA

Berisha takohet me Metën pasi la qelinë për 12 orë, i shkon për ngushëllime pas humbjes së babait

Berisha takohet me Metën pasi la qelinë për 12 orë, i shkon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i pranishëm sot në ceremoninë e ngushëllimit të organizuara nga familja e Ilir Metës, pas ndarjes nga jeta të babait të ish-presidentit.

Berisha u prit nga sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përpara se të hynte në ambientin ku po zhvillohen homazhet dhe pritjet për ngushëllim.

Ndërkohë, Ilir Meta është autorizuar nga SPAK që gjatë dy ditëve të fundit të largohet përkohësisht nga ambientet e paraburgimit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit dhe për të pritur ngushëllimet e familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve.

 

Të fundit