Flash News

E-TJERA

SPAK kërkon 14 vite burg për “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakullë

SPAK kërkon 14 vite burg për “kimistin” e laboratorit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPKA) ka dhënë pretencën për Samir Rosales Rodriguez, i cili kishte rolin e kimistit që do të ekstradonte kokainën nga laboratori i Frakullës në Fier.

Prokurori Adnan Xholi kërkoi dënimin me 14 vjet burgim të Rodriguez dhe i tha gjykatës se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit. Ai u arrestua në Kolumbi më 4 shtator të vitit të kaluar.

Sipas hetimeve, Rodriguez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë e më tej në Malin e Zi dhe në Shqipëri. Detyra e tij ishte të nxirrte kokainën e përzier në pleh organik,  e cila llogaritet sipas SPAK të ishte afro 480 kilogramë.

Sipas SPAK, Samir Rosales Rodriguez akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet në ngarkim të ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku dhe 10 personave të tjerë në dhjetor 2023, të cilët akuzohen për trafikimin nga Kolumbia të 485.5 kg kokainë të përzier me pleh kimik.

Të fundit