Flash News

Ditari i Opozitës

Debati për terapinë hormonale, këshilltari i PD: Ideologjia po futet në shkolla dhe spitale

Debati për terapinë hormonale, këshilltari i PD: Ideologjia po

Terapia hormonale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka hapur debate në opinionin publik, e pasuar edhe nga një protestë e mbajtur një ditë më parë në kryeqytet.

I ftuar në studion e News24, këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Jonathan Pano e ka cilësuar nismën si një sulm të hapur ndaj familjes tradicionale shqiptare dhe një rrezik të madh për të miturit.

Sipas Panos, ndërhyrja e ideologjisë në sistemin shëndetësor dhe atë arsimor po bëhet në mënyrë graduale, por me pasoja shkatërruese për brezat e rinj.

“Kur ideologjia futet në sistemin shëndetësor bëhet problem, sidomos kur prek edhe të miturit. Me futjen e ideologjisë nga parashkollorët deri në gjimnaze është si pika e vogël e ujit që bie mbi gur për një kohë të gjatë. Nëse e lëmë, numri i këtyre personave do jetë në rritje. Le t’i lëmë fëmijët të jenë fëmijë. Në moshën 13-14 vjeç ke shpërthime emocionale, nuk e di çfarë do, jo më të kesh një person në sistemin shkollor që të thotë mbase je djalë i burgosur në trupin e një vajze apo anasjelltas”, tha ai.

 

Të fundit