Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shteti duhet të ishte garanti në Zvërnec, investimet të bëhen sipas standardeve të BE-së

Berisha: Shteti duhet të ishte garanti në Zvërnec, investimet

Kreu i PD-se, Sali Berisha ka deklaruar se shteti duhet të ishte garanti kryesor në procesin e zhvillimeve në zonën e Zvërnec, duke theksuar se çdo ndërtim apo investim duhet të realizohet në përputhje të plotë me standardet mjedisore të Bashkimit Europian.

Berisha u shpreh se për investimet e huaja në të kaluarën ishte hartuar një ligj që synonte, sipas tij, mbrojtjen e investitorëve nga konfliktet mbi pronën, duke e vendosur përgjegjësinë kryesore mbi shtetin në rast pretendimesh.

Ai kritikoi mënyrën se si, sipas tij, është menaxhuar procesi i investimeve gjatë viteve të fundit, duke akuzuar qeverinë se ka krijuar pasiguri dhe ka penguar ardhjen e investitorëve të rëndësishëm. Berisha tha se projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike kanë ardhur kryesisht nga marrëveshje të mëparshme, ndërsa investimet e reja janë frenuar.

Duke iu referuar situatës së pronësisë në zonat e zhvillimit, ai ngriti shqetësimin për problematikat e regjistrimit të pronave, duke e cilësuar sistemin e kadastres si të paqëndrueshëm dhe të ekspozuar ndaj ndryshimeve të shpeshta institucionale. Sipas tij, kjo e bën të pamundur zgjidhjen e konflikteve të pronësisë nga vetë investitorët.

Berisha theksoi se në zonat me status të veçantë mjedisor, ndërtimet duhet të bëhen vetëm në përputhje me parimet e ruajtjes së peizazhit natyror dhe sipas standardeve të BE-së, duke kërkuar rol më aktiv të shtetit si garantues i zhvillimit të qëndrueshëm.

Të fundit