Flash News

E-TJERA

Grabitja e bankës në Tiranë, arrestohet roja: Nuk veproi për të neutralizuar grabitësin

Grabitja e bankës në Tiranë, arrestohet roja: Nuk veproi për

Një ditë pas grabitjes në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, policia ka arrestuar rojën e sigurisë së OTP Bank.

Mësohet se punonjësi i sigurisë akuzohet se nuk ka ndërhyrë në momentin e grabitjes dhe nuk ka vepruar për neutralizimin e autorit.

Për këtë arsye, autori ka mundur t’i marrë një qytetareje rreth 10 mijë paund, ndërsa ajo ndodhej brenda ambienteve të bankës duke kryer një depozitim, si dhe një shumë parash nga arka e bankës.

Nuk është bërë ende e ditur shuma totale e parave të grabitura.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit