Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Dy makina përplasen dhe përfundojnë në kanal, plagoset një person

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Dy makina

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Përplasja ka qenë e fortë dhe dy automjetet kanë dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Ngjarja në afërsi të Durrësit.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar përgjatë segmentit ku ndodhi aksidenti. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë që po kryejnë veprimet proceduriale dhe kthejnë në normalitet lëvizjen.

Të fundit