Flash News

E-TJERA

Hakerimi i email-ve të prokurorëve të SPAK, refuzohet prezenca e gazetarëve në gjyq

Hakerimi i email-ve të prokurorëve të SPAK, refuzohet prezenca e

GJKKO me një vendim të ndërmjetëm me kërkesë të SPAK ka vendosur që procesi për  gjyqin e të pandehurve që hekeruan sistemet e prokurorëve të posaçëm,  të zhvillohet pa praninë e gazetarëve për shkak të sekretit hetimor dhe të dhënave sensitive për dosjen nën hetim.

Për këtë dosje SPAK ka marrë të pandehur ish-drejtorin e përgjithshme të burgjeve Agim Ismaili dhe dy ish-zyrtarë të administratës së burgjeve dhe IMT Vlorë, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj të cilët akuzohen se kanë vepruar si një ngrup i strukturuar kriminal e po ashtu për përgjim të paligjshëm dhe hyrje të paautorizuar kompjuterike.

Sulmi kibernetik ndaj SPAK ndodhi më 12 mars 2025 por u zbulua disa ditë më vonë. Sipas SPAK, hakerët arritën të merrnin informacion nga e-mailet e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por nuk arritën të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së./Syri tv

Të fundit