Flash News

Ditari i Opozitës

GJK bllokoi hetimin e “McGonigal”, Berisha: Porosi e Ramës, do ta çojmë në Strasburg

GJK bllokoi hetimin e “McGonigal”, Berisha: Porosi e Ramës, do

Nga konferenca me mediat në selinë blu, kryedemokrati Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen ‘McGonigal’.

Berisha tha se Kushtetuesja bllokoi hetimin e skandalit me porosi të Edi Ramës, që sipas tij, do të çonte në zbardhjen e plotë të skandalit.

Kryedemokrati paralajmëroi se çështjen do ta dërgojnë në Strasburg.

“Zbatoi porosinë e Edi Ramës. Të bllokosh hetimin e një skandali të përmasave më të mëdha ndërkombëtare, de fakto rekrutimin me korrupsion të njeriut më të rëndësishëm të kundërzbulimit të FBI-së dhe përdorimin e tij kundër opozitës, kryen ose merr një vendim më të papërgjegjshëm që mund të marrësh.

Do ishte interesi më i madh i shqiptarëve dhe partnerëve tanë, zbardhja e plotë e atij super skandali. Por natyrisht, në atë vendim mund të kenë ndikuar edhe direkt lidhjet e gjykatësve me McGonigalin. Edhe ne do ta hetojmë këtë punë. Do ta hetojmë, do e çojmë në Strasburg. Atë vendim ne do e çojmë në Strasburg”, deklaroi Berisha.

Të fundit