Flash News

E-TJERA

U futën për t'u larë, 4 të rinj rrëmbehen nga dallgët te 'Rana e Hedhun', dyshohet për viktima

U futën për t'u larë, 4 të rinj rrëmbehen nga

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së mërkurës në plazhin e Shëngjinit.

Katër të rinj kishin hyrë në det për t’u larë, në momentin që janë përballur me dallgë të forta. Sipas informacioneve paraprake, dy të rinj kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje.

Të fundit